• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“U shtrydh” nga Edi Rama, shkarkohet nga detyra Bashkim Dedja

15:27 : 17/12/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u shkarkua nga detyra në përfundim të procesit të Vetingut të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Dedja, në pozicionin e kreut të Kushtetuese, ka pranuar të përdoret në mënyrë të përhershme nga kryeministri Edi Rama, me shpresën se do të dilte pa probleme nga procesi i Vetingut.

Bashkim Dedja, një gjyqtar me rreth 20 vite përvojë në sistemin e drejtësisë, u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010. Ai u zgjodh edhe kryetar i kësaj gjykate në vitin 2011, detyrë që vijonte ta mbante deri ditën e Hënë, kur edhe u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ai i shërbeu “me devotshmëri” kryeministrit Edi Rama, sidomos sa i përket angazhimit të tij për lënien në fuqi të ligjit të Vetingut, si edhe vendimit për koncensionin e lojërave të fatit.

Pas miratimit të ligjit të Vetingut, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ankimuan në Gjykatën Kushtetuese pjesë të rëndësishme të tij, duke i konsideruar si antikushtetuese. Ligji për Vetingun ishte “kali i betejës” së qeverisë së Edi Ramës. Pavarësisht problematikave të shumta që ka ky ligj, Bashkim Dedja, në cilësinë e kreut të Kushtetueses, u angazhua personalisht që të bindte gjyqtarët e tjerë për të votuar pro variantit të ligjit të qeverisë.

Lexo edhe:

Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik të Gramshit, arrestohet 26-vjeçari, e pëson edhe i ati

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit/ EMRI

Me ndërhyrjen e tij, ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, nuk u rrëzua. Dhe, tashmë, nga ky ligj, Bashkim Dedja u shkarkua edhe vetë.

Në korrik të vitit 2018 ai u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), pavarësisht problematikave të shumta me pasurinë e tij. Pas vendimi të parë, Dedja, në një takim me gazetarë, e konsideroi procesin e Vetingut si “të kalosh varrin për së gjalli”.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Pas shqyrtimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit arriti në konkluzionin se Bashkim Dedja nuk arriti në nivel të pranueshëm besimi përsa u përket burimeve financiare të pasurisë së tij. Për këto arsye, Kolegji i Apelimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkim Dedja bëhet kështu zyrtari i radhës, i cili i besoi kryeministrit Edi Rama dhe zhgënjehet në mënyrë spektakolare prej tij. Tashmë, Dedja i bashkohet listës së gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar, disa prej të cilëve kishin shpresë tek ndërhyrja e Edi Ramës. Ky i fundit, vijon të jetë ende kryeministër dhe, në takimet e ardhshme me zyrtarët europianë, do ta konsiderojë fitore shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik të Gramshit, arrestohet 26-vjeçari, e pëson edhe i ati

10:46 : 22/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit/ EMRI

10:30 : 22/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lin–Pogradec, makina përplas të moshuarën dhe një vajzë të vogël

10:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Vrasësi shqiptar poston video në TikTok nga qelia”, Daily Mail: Kërkon të dërgohet në Shqipëri

10:09 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

09:44 : 22/08/2025
Para

VIDEO/ Protesta e studentëve, Rama si Ramiz Aliza

TË GJITHA

Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik të Gramshit, arrestohet 26-vjeçari, e pëson edhe i ati

10:46 : 22/08/2025

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit/ EMRI

10:30 : 22/08/2025

Aksident në aksin Lin–Pogradec, makina përplas të moshuarën dhe një vajzë të vogël

10:19 : 22/08/2025

“Vrasësi shqiptar poston video në TikTok nga qelia”, Daily Mail: Kërkon të dërgohet në Shqipëri

10:09 : 22/08/2025

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

09:44 : 22/08/2025

I dënuar me mbi 9 vite burg, kapet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

09:28 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com