• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: E habitshme, kompania mashtruese e ‘Unazës’ ka marrë tender tjetër

23:50 : 10/12/2018
në AKTUALITET

Pas denoncimit se kompania Dunwell Haberman ka marrë një tender afërsisht 12 milionë euro, vetëm 2 muaj më parë, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme nga të gjitha palët. Edhe Zëri i Amerikës ka bërë një shkrim, ku shprehet i habitur se si kjo kompani mashtruese ka marrë një tjetër tender pas atij 18 mln euro te “Unaza e Madhe” me dokumente të falsifikuara në Delaware, SHBA, ku edhe ka nisur një hetim.

Më poshtë shkrimi i plotë i Zërit të Amerikës:

Në Shqipëri, kompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milion euro pa TVSH, por më 31 Tetor të këtij viti, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milion eurosh.

E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të ‘ABA Business Center’, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.

Lexo edhe:

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumente të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha ‘Zërit të Amerikës’ se menjëherë pas emizionit ‘Të Paekspozuarit’ në Neës 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar. Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi.

Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje. Sipas ministrit ‘nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë’. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

Kompania Dunwell Haberman, është regjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni ‘Të Paekspozuarit’ zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri, si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumenteve të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Lajme të lidhura

SPORT

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025
BOTA

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025
SPORT

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025
BOTA

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kaos me parkimet në Tiranë/ Kamionçina bllokon hyrjen e pallatit, Ristani i Bashkisë asnjë masë

16:11 : 07/07/2025
Para

“Ngelësja që kërkon Gjermania”, studentja e Mjekësisë: Duam të braktisim vendin (VIDEO)

TË GJITHA

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025

Kaos me parkimet në Tiranë/ Kamionçina bllokon hyrjen e pallatit, Ristani i Bashkisë asnjë masë

16:11 : 07/07/2025

Trajneri i ri i Teutës, Dobi: Jam gati, privilegj të drejtoj këtë ekip

16:07 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com