• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Harta e protestave, ja pse Edi Rama fshihet pas “Facebook”

11:24 : 10/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Muaji Dhjetor është karakterizuar nga protestat kundër qeverisë, duke e vënë seriozisht në vështirësi Edi Ramën dhe disa prej ministrave e bashkëpunëtorëve më të ngushtë. Përballë rritjes së frymës kundërshtuese, kryeministri ka zgjedhur që të fshihet pas rrjeteve sociale, duke i quajtur protestuesit me epitete negative “talebanë” e “ngelës”.

Gjithësesi, e vërteta është e qartë nën dritën e diellit. Ai është frikësuar nga vala në rritje e protestave në kryeqytet, të cilat po përhapen edhe në qytetet e tjera. “Boldnews.al” ka përpunuar hartën e Tiranës, rrugët të cilat bllokohen nga protestat, për të kuptuar qartësisht se përse Edi Rama e gjen shpëtimin vetëm në rrjetet sociale, aty ku ai dhe stafi i tij mund të kontrollojnë komentet dhe të përdorin militantët e tyre për të paraqitur kryeministrin si “Skënderbeu” i kohës sonë.

Protesta më e gjatë në kohë është ajo e banorëve të zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin abuziv dhe korruptiv të zgjerimit të Unazës së Re. Për më shumë se një muaj, qindra banorë të kësaj zone bllokojnë rrugën dhe kundërshtojnë projektin e qeverisë, i cili po zbatohet nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Lexo edhe:

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, të cilat preken nga ky projekt. Shkaku i protestave është thelbësor- qeveria dhe bashkia e Tiranës duan t’u rrënojnë godinat që ata kanë ngritur me mundim, duke u dhënë një kundërshpërblim minimal, ose, shumicës së tyre, pa dëmshpërblim fare.

Projekti i Unazës së Re, ashtu siç ka deklaruar që në fillim opozita, e cila është pozicionuar në mbështetje të protestës së banorëve, rezulton një skemë mashtrimi dhe korrupsioni. Vendosmëria e banorëve të Unazës së Re nxiti median dhe aktorë të tjerë të jetës shoqërore për të zbuluar skandalin 20 milionë euro tek ky projekt. Tashmë, Edi Ramës do i duhet të mbulojë zullumet e ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe vartësit të tij në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro e të tjerë zyrtarë më të vegjël të përfshirë në këtë skanda korruptiv.

Protesta më e fuqishme për momentin është ajo e studentëve, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre, si edhe uljen e kostove për arsim. Prej thuajse një jave, mijëra studentë bllokojnë rrugën e Durrësit, ku gjendet Ministria e Arsimit. Kjo është protesta, të cilën Edi Rama dëshiron më shumë ta vendosë nën kontroll, siç është gjithashtu organizimi që po i krijon më shumë kokëçarje drejtuesit të qeverisë.

Protesta e studentëve të Tiranës ka dhënë shenja se mund të përhapet edhe në qytete të tjera universitare. Në Elbasan, Shkodër e Gjirokastër, të rinjtë e fakulteteve iu janë bashkuar kërkesave të bashkëmoshatarëre të tyre të kryeqytetit.

Studentët, në protestën e tyre, kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg politikës, duke i hequr në këtë mënyrë Edi Ramës mundësinë për ta konsideruar tubimin e tyre si “të nxitur nga opozita”. Ai nuk mund të përdorë propagandën ndaj studentëve, ndaj ka zgjedhur që t’u ofrojë dialog, nëpërmjet “Facebook”, i fshehur si një burracak.

Protesta po zhvillojnë edhe banorët e Shkozën, po për të njëjtin shkak si qytetarët e Unazës së Re. Edhe në atë zonë periferike të Tiranës, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre pa kundërshpërblim, në kuadër të projektit qeveritar, i cili po zbatohet nga fadromat e Lali Erit. Kjo protestë, ndoshta më e vogël në përmasa se sa dy të parat, është gjithësesi një vatër e ndezur dhe një kokëçarje tjetër për Edi Ramën.

 

Lajme të lidhura

BOTA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025
Para

Monologu i Ramës: Ku ndodh që fëmija të thotë o plotëso këto kërkesa, o i vura flakën shtëpisë!

TË GJITHA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com