• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me Unazën e Re/ A do të bëjë sërish burg Afrim Qëndro për Edi Ramën

11:54 : 07/12/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
edi rama afrim qendro

edi rama afrim qendro

Nga Boldnews.al
*********************
Afrim Qendro, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), mund të ndjejë shumë shpejt shijen e prangave në duar, pas zbulimit të skandalit me kompaninë fantazmë Dunëell Haberman, e cila ka fituar me dokumenta të fallsifikuar tenderin për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re.

Ky tender ka sjellë reagimin e banorëve të Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe të opozitës, e cila e konsideron procedurën një “megaskandal korruptiv”. Fituesja kryesore e tenderit për zgjerimin e rrugës së Unazës së Re në Tiranë është kompania e regjistruar në parajsa fiskale “DH-Albania”.

Një investigim i publikuar në emisionin të “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit provoi me dokumenta se kompania fituese “D-Haberman” ka paraqitur në tender dokumenta të fallsifikuara. Pas publikimit të këtij skandali, ARRSH njoftoi pezullimin e punimeve në Unazën e Re, deri në sqarimin mbi vërtetësinë e dokumentave të paraqitura nga kompania D-Haberman.

Në këtë mënyrë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Afrim Qendro, realizon një prapa-kthehu të fuqishme në realizimin e tenderit korruptiv, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për korrupsion dhe përgjegjësinë penale të drejtuesve të ARRSH.

Ky institucion njoftoi zyrtarisht paraditen e së Premtes se “Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunëell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaëare”.

Lexo edhe:

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Por, siç sqaron edhe vetë ARRSH, institucioni duket që nuk ka kryer asnjë verifikim mbi vërtetësinë e dokumentacioni të dorëzuar nga D-Haberman. Duke marrë në konsideratë vetëm këtë fakt, rezulton se ARRSH ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Ligji për prokurimin publik përcakton detyrimin e autoritetit kontrator për të verifikuar vërtetësinë e dokumentave të paraqitur në tender.

Por, në tenderin për Unazën e Re, nisur edhe nga nguti për të realizuar projektin korruptiv, ARRSH deklaron se nuk e ka kryer këtë verifikim dhe ka kërkuar vetëm tani, pas shpërthimit të skandalit, që të marrë informacion më të detajuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kap në flagrancë në shkelje të ligjit dhe përgjegjësia kryesore bie mbi drejtorin e tij, Afrim Qendro. Ai tashmë duhet të përgatisë veten mbi një përballje të mundshme me prangat, pasi u dha udhë një projekti të Edi Ramës, i cili rezulton me shkelje të shumta ligjore.

Afrim Qendro nuk e ka për herë të parë përballjen me ligjin për të mbrojtur shefin e tij, Edi Ramën. Në vitin 2003, Qendro u arrestua në vijim të skandalit të përmbytjes së Tiranës nga ujërat e liqenit artificial. Në atë kohë, Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa Afrim Qendro ishte Drejtor i Ndërmarrjes Publike nr.1, në administrim të të cilës ishte edhe diga e liqenit. Pas përmbytjes së Tiranës së Re, për shkak të keqmenaxhimit të territorit në zonën e liqenit, prokuroria arrestoi Qendron, i cili shërbeu si “mburojë njerëzore” për të mos shkuar prangat deri tek Edi Rama.

Në fillim të vitit 2018, Afrim Qendro, në pozicionin e zv.drejtorit të ARRSH, shpëtoi nga prangat, për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan, në të cilin u arrestuan dy ish-shefat e tij, Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Në hetimin për këtë skandal, roli i Qendros ishte aq i rëndësishëm, sa edhe i ish-shefave të tij të arrestuar. Por, si një pinjoll “Rilindas”, Edi Rama siguroi që prangat e Arta Markut të mos arrinin në duart e tij.

Tashmë është hera e tretë që Afrim Qendro kapet në flagrancë në shkelje të ligjit. Edhe këtë radhë, në tenderin e Unazës së Re, ai ka tentuar të mbulojë aferën korruptive të Edi Ramës. A do të shërbejë sërish si “mburojë humane” për liderin e tij shpirtëror dhe të bëj disa vite burg për partinë?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

08:25 : 19/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:06 : 19/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

23:00 : 18/06/2026
AKTUALITET

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

22:53 : 18/06/2026
AKTUALITET

Nesho: SPAK po mbron pushtetin! Dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

22:47 : 18/06/2026
Para

Shkodër/ Protestës së studentëve i bashkohen edhe pedagogët: Mos u tërhiqni! (VIDEO)

TË GJITHA

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

08:25 : 19/06/2026

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 19/06/2026

Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:06 : 19/06/2026

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

23:00 : 18/06/2026

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

22:53 : 18/06/2026

Nesho: SPAK po mbron pushtetin! Dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

22:47 : 18/06/2026

Christian Chivu nënshkruan kontratën e re me Interin deri në 2028

22:36 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibommeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahis