Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kaledoninë e Re në Oqeanin Paqësor.
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve njoftoi se tërmeti i cili është regjistruar 168 kilometra në lindje të qytetit Tadine të Kaledonisë së Re është në fuqi prej 7,5 ballë.
Qendra e Paralajmërimeve për Cunami në Paqësor, pas tërmetit të regjistruar 10 kilometra në thellësi të tokës ka dhënë paralajmërim për cunami në ishujt përreth.
Kaledonia e Re shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.