• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Rama nuk ndalet, fatura e PPP-ve në 2019 do arrijë 3 miliardë euro

16:35 : 02/12/2018
në EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ajo që tashmë shqiptarët e njohin si paketa 1 miliard euro e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat, me kontratat e reja që pritet të financohen gjatë vitit 2019, do të arrijë më shumë se 3 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të azhurnuara në projektbuxhetin e vitit 2019, vlera e kontratave në fuqi, që tashmë financohen dhe që pritet të nënshkruhen vitin e ardhshëm, është 382 miliardë lekë (3 miliardë euro).

Nga kjo shumë, mbi 120 miliardë lekë (947 milionë euro) u takojnë 11 kontratave në zbatim që përfaqësohen nga 3 koncesione në sektorin e shëndetësisë, 4 landfille të mbetjeve, 2 kontrata rrugësh bashkë me koncesionin e skanimit në doganë dhe markimit të karburanteve për të cilat financimet kanë nisur.

Ndërsa vlera e 10 kontratave të programuara për t’u zbatuar me koncesion PPP arrin në 262 miliardë lekë, ose më shumë se 2 miliardë euro. Nga këto, 5 kontrata janë shkruar dhe do të hyjnë në fuqi për financim dhe 5 të tjera janë të reja. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka programuar të kontraktojë me PPP, 5 akse rrugore, 2 aeroporte, 6 shkolla në Tiranë dhe 1 spital rajonal në Fier. Kontratat në fuqi dhe ato të projektuara për 2019 arrijnë një vlerë sa 21.8% e PBB-së. Kjo shumë nuk është përfshirë në llogaritë e borxhit publik, por qeveria, nëpërmjet buxheteve vjetore, përllogarit pagesat vjetore të cilat nuk duhet të jenë më shumë se 5% të të ardhurave tatimore.

Ministria e Financave ka njoftuar se vlera e parashikuar për financimin e kontratave të koncesioneve për vitin 2019 është 2.7 miliardë lekë dhe përbën vetëm 3% të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2018, prej 419.4 miliardë lekësh. Por kur të gjitha kontratat të hyjnë në fuqi, pagesa vjetore pas vitit 2021 rritet në mënyrë të pashmangshëm, duke e bërë nul kufirin 5%.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, pohon se ruajtja e kufirit 5% do të jetë e pamundur vetëm pak vite më vonë, për shkak të vlerës së madhe të kontrata me PPP. Malaj tha se ulja e borxhit publik këtë vit i dedikohet nënvlerësimit të euros, por nëse në vitet në vijim kthehet normaliteti në tregjet e këmbimit dhe normat e interesit i kthehen rritjes, shërbimi i borxhit do të vështirësohet deri në krijimin e një situate kolapsi.

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Sipas standardeve të raportimit të borxhit nga Ministria e Financave, vlera e kontratës nuk shtohet në borxh, por vetëm pagesat që parashikohen të kryhen sipas viteve, duke qenë në këtë mënyrë, një borxh i fshehur.

Më herët, FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë projektet e Partneritetit Publik-privat (PPP). Fondi ka kërkuar vazhdimisht që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.

Aktualisht, qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto -përfitime dhe një analizë të plotë rreziku./monitor.al/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

Prokurori italian jep alarmin: Mafia shqiptare po rritet, do jetë mafia e të ardhmes...

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com