• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Skandali/ Lali Eri i “dhuron” Kujtim Qefaliaj rikonstruksionin e shkollës së Surrelit

11:40 : 30/11/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender në kushtet e konfliktit të interesit dhe me pikëpyetje të mëdha mbi ligjshmërinë e tij është zhvilluar së fundmi nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” në Surrel, zonë ku ngrys ditët kryeministri Edi Rama

Tenderi, me vlerë 450 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga kompania “Dajti Park 2007”, e administruar (faktikisht) nga ish-kryetari jetëgjatë socialist i komunës Dajt dhe sot administrator i Njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, njëkohësisht edhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Kompania “Dajti Park”, juridikisht është në pronësi të shtetasit Ylber Kalaja. Por, shumë kush që e njeh historinë e kësaj kompanie e ka të qartë që pas saj fshihet Kujtim Qefalia.

Lexo edhe:

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

Njoftimi i fituesit është shpallur në Buletinin e Prokurimit Publik, dt. 26 Nëntor 2018, nga të dhënat e të cilit konstatohen parregullsi në kushtet e abuzimit skandaloz me ligjin.

Së pari, fituesi i tenderit është në kushtet e konfliktit të interesit. Shkolla e mesme e Surrelit përfshihet në territorin e Njësisë Dajt, i cili administrohet nga Kujtim Qefalia dhe që është nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Në nenin 21 të ligjit për “Parandalimin e konfliktit të interesave…”, parashikohet shprehimisht që zyrtarët e nivelit drejtues të pushtetit vendor, ku përfshihen edhe drejtuesit e njësive vendore të Tiranës, nuk mund të përfitojnë kontrata publike nga institucionet ku ata ushtrojnë funksionet apo kanë varësinë. Pra, në rastin konkret, Kujtim Qefalia kishte ndalim ligjor për t’u përfshirë në tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës. Por, pavarësisht këtij ndalimi, as ai dhe as Erion Veliaj nuk janë frenuar për të zhvilluar tenderin dhe për t’u shpallur fitues Qefalia.

Por konflikti i interesave nuk është i vetmi problem në tenderin për rikonstruksionin e shkollës së Surrelit. Nga të dhënat e publikuara prej Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se kompania “Dajti Park 2007” është shpallur fituese, megjithëse ka paraqitur ofertën më të lartë në tender.

Në këtë prokurorim publik, të zhvilluar në 12 Nëntor 2018, kanë marrë pjesë edhe disa kompani të tjera, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulta për të ofruar shërbimin e tyre. Pra, Bashkia e Tiranës mund të kursente fonde publike, nëse do të kishte shpallur fitues një prej kompanive që mund të realizonte rikonstruksionin e shkollës për një vlerë më të ulët.

Por Bashkia e Tiranës, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka vendosur që fondi prej 450 milionësh të arkëtohet në llogaritë e “shokut politik”, Kujtim Qefalia.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
RAJONI

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026
Para

Vrau hajdutin në banesën e tij, çfarë pritet të ndodhë me pronarin….

TË GJITHA

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş