• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miratohet ligji/ Izolim 1 vit për të fortët në burgje, me bashkëshortet do takohen…

23:23 : 28/11/2018
në AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve miratoi dje paketën shtrënguese për personat që kanë kryer krime të rënda si organizatë kriminale dhe vuajnë dënimet në burgje.

Ky ligj parashikon të prekë rreth 150 të burgosur. Për të prezantuar nismën e qeverisë, e pranishme në Komision ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se miratimi i këtij ligji është i nevojshëm. “Nga puna operative e organeve ligjzbatuese dhe Policisë rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë”, u shpreh ministrja.

PROJEKTLIGJI

Masat e projektligjit parashikojnë që nga kufizimi i takimeve një herë në muaj, deri te kufizimi i ajrosjes së të burgosurve. Në projektligj parashikohet se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

“Me termin ‘familjarë’ nënkuptohen të paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit. Në raste të jashtëzakonshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për personat e paraburgosur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatje maksimale 10 minuta, e cila do të regjistrohet.

Lexo edhe:

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

Kryerja e kësaj telefonate do të bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse për personat e paraburgosur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit”, theksohet në nismën ligjore.

Projektligji përcakton edhe ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgosuri nga jashtë, si edhe kontrollin e korrespondencës. Masa tjetër që është parashikuar është edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura për këtë kategori të burgosurish ose personash që janë në hetim dhe nën masën e arrestit me burg.

Në projektligj thuhet se reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura do të jetë më i kufizuar për këta persona, por jo më pak se një orë në ditë. Këta persona do të jenë gjithashtu të përjashtuar nga organet përfaqësuese të të dënuarve apo të paraburgosurve. Këto masa shtrënguese do të aplikohen për një vit për këta persona, duke i lënë të drejtën ministrit të Drejtësisë që ta zgjasë afatin edhe për më shumë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026
AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
Para

Gazeta zvicerane uron në shqip: Gëzuar ditën e Flamurit! (FOTO)

TË GJITHA

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş