Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar masën e dënimit për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.
Për të, Apeli ka ulur dënimin me 4 muaj, duke e dënuar përfundimisht nga 3 vjet në 2 vjet e 8 muaj.
Për Eridian Laskaj gjykata vendosi 2.6 vite burg. Për Nexhmi Ballën gjykata vendosi 2 vite burg duke ulur dënimin me një vit. Ndërsa për Ylber Kalanë u konvertua ne 2.6 vite me kusht.