Moderatori turk i rubrikës sportive Sukru Oytan ka pësuar atak kardiak në transmetim direkt. Ngjarja ka ndodhur vetëm 10 ditë pasi mjekët vendosën një stimulues kardiak në zemrën e tij.
Oytan, siç shihet në video, ka rënë nga karrigia duke u përplasur më pas në dyshemenë e studios.
Mediat turke raportojnë se moderatori u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes dhe fatmirësisht infarkti nuk ishte fatal. Ai tani gjendet në gjendje stabël, por gjithësesi po mbahet nën monitorim.