• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot para vettingut/ Firmosi arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, si ndryshoi pasuria e prokurorit Ramadan Troci

09:20 : 09/11/2018
në AKTUALITET, VETTING

Lexo edhe:

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.

Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të 2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likuiditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik. Birn

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025
AKTUALITET

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025
Para

Protestuesit me fjalorin e Ramës/ S’ka bir k**** që na shemb shtëpitë

TË GJITHA

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com