• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Prapaskenat/ Zbulohen arsyet përse u refuzua Sandër Lleshi, nga grada Gjeneralit, tek sfida që i bëri Presidentit

11:19 : 06/11/2018
në POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar Kryeministrin Rama se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj institucionit, të cilin ai drejton dhe detyrave që i ka përcaktuar Kushtetuta.

Përmes një gjuhe të fortë institucionale, kreu i shtetit iu përgjigj paralajmërimeve të Ramës, i cili në “Twitter” kujtonte se beteja e nisur me Presidencën ‘nuk mbaron me kaq’. Përmes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta sqaroi se informacioni i dhënë nga Kryeministria për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm ka qenë shterues.

“Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Kreu i shtetit shprehet i hapur për të shkuar në Kuvend, në një seancë të posaçme me deputetët, për kandidaturën e rrëzuar prej tij.

“Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. Meta ka komentuar edhe vendimin e maxhorancës për të anashkaluar qëndrimin e shprehur prej tij ndaj propozimit të Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Lexo edhe:

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

Në lidhje me vendimin e Ramës për ta emëruar gjeneralin Lleshi si zv.ministër me kompetenca të plota të ministrit, kreu i shtetit Meta ka kujtuar se koha kur shteti drejtohej nga Sekretari i Parë ka përfunduar. “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, sqaron Presidenca.

PRAPASKENAT

Burime nga presidenca thanë se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17:00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeministrin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit.

“Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës.

Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidentit të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarrje ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë.

Burime të sigurta nga Presidenca thonë se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit./panorama/

Lajme të lidhura

RAJONI

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026
RAJONI

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

14:40 : 07/06/2026
BOTA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Luftoni emigracionin!

14:27 : 07/06/2026
RAJONI

Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëri pas tjetrit, ja sa ishte magnituda

14:11 : 07/06/2026
Para

Nga azilkërkues në pronar biznesi, historia frymëzuese e Ilias (VIDEO)

TË GJITHA

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

14:40 : 07/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Luftoni emigracionin!

14:27 : 07/06/2026

Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëri pas tjetrit, ja sa ishte magnituda

14:11 : 07/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

13:58 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom