Prekëse, vajza e Astrit Deharit vendos lule tek varri i të atit që se njohu kurrë

Lexo edhe:

Familjarë, miq, të afërm dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje përkujtuan sot aktivistin e VV-së Astrit Dehari, në dy vjetorin e vdekjes së tij në qendrën e burgut në Prizren.

Ata zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrin e të ndjerit.

Mes dhjetëra pjesmarrësve ishte dhe vajza e tij e vogël, Arsa, e cila nuk pati fatin të njohë të atin e saj pasi lindi pas vdekjes së Astritit.

Në fotografitë e  publikuara në rrjetet sociale, vogëlushja shihet e veshur me një bluzë me foton e babait të saj, teksa vendos lule pranë varrit të tij.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë homazheve pranë varrit të Deharit kërkoi drejtësi për këtë rast.

Ai tha se “kur njeriu i drejtë e për drejtësi mbytet, krimi bëhet i pamatshëm”.

Familjarët e Astrit Deharit, por edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë pajtuar me gjetjet e institucioneve vendore lidhur me këtë rast, të cilat kanë konstatuar se Dehari është vetëvrarë.

Familja ka dërguar super-ekspertizë në një institucion në Zvicër.

 

 

 

Lajme të lidhura

Para