Victoria’s Secret sapo ka njoftuar se tre modelet me të kërkuaratë momentit Kendall Jenner, Gigi dhe Bella Hadid do të sfilojnë në shfaqjen e modës 2018.
Pas disa javësh spekulime, gjigandi i të brendshmeve për femra në një njoftim për shtyp konfirmoi lajmin që të gjithë fansat po prisnin.
Ky do të jetë viti i dytë që të tre modelet do të ecin së bashku në pasarelën e Victoria’s Secret.
Kendall dhe Gigi bënë debutimin e tyre të parë në vitin 2015, dhe pastaj iu bashkua Bella në vitin 2016.
Në vitin 2017, treshja e famshme u nda dhe në sfilatë mori pjesë vetëm Bella.
Motra e saj e madhe Gigi në minutën e fundit u raportua se nuk do të merrte pjesë për shkak të problemeve me vizën.
Ndërsa Kendall nuk mori pjesë për shkak se ishte ambasadore e konkursit të të brendshmeve La Perla.
Sfilata e stilistes së famshme Victoria Beckham do të mbahet në 2 dhjetor në orën 22:00 dhe do transmetohet në ABC.
Gjithashtu në shfaqjen e madhe të modës do të performojnë këngëtaret shqiptare si Bebe Rexha dhe Rita Ora, si edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore si The Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, Shaën Mendes dhe The Struts.