Kiara Tito dhe Butrint Imeri prej kohësh janë përfolur se janë në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, ndonëse asnjëri nga ata nuk e pranuar publikisht këtë gjë.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, moderatorja ishte e ftuar në “Shiko kush Luan”, ku u pyet në lidhje me këngëtarin nga Kosova.
Kiarës iu kërkua të pranojë një herë e mirë lidhjen me Butrintin, por ajo vendosi të pijë gotën e shots-it duke lënë publikun sërish në dyshime.
Megjithatë moderatorja nuk e mohoi lajmin, çfarë bën të kuptohet se mes tyre ka diçka.