• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sinjali “Xhafaj” për veshët e Lali Erit dhe Ëngjëll Agaçit

13:02 : 27/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dorëheqja e imponuar e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm pritet të sjellë të tjera lëvizje tektonike brenda maxhorancës socialiste. Kryeministri Edi Rama, i vendosur në siklet për shkak të informacioneve të shumta për lidhjen e qeverisë së tij me krimin, me siguri e ka ndjerë se karrigia e tij ishte e kërcënuar nga ish-komunisti, i konvertuar në “njeriun e ndërkombëtarëve”, Fatmir Xhafaj.

Ministri i Brendshëm i sapolarguar, dukshëm kishte nisur të rivalizonte pushtetin politik të Edi Ramës, duke krijuar aleanca fluide me të paktën dy prej njerëzve, të cilët janë pompuar në politikë dhe administraën e lartë shtetërorë nga kryetari i Partisë Socialiste-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Në media të ndryshme, shefi i marrëdhënieve me publikun i Ramës, Endri Fuga, konsiderohet si “eminenca gri” e kryeministrit. Por, realisht, ata që i ka lidhur puna me vendimmarrjet qeveritare, e dinë shumë mirë se ky përcaktim është për Ëngjëll Agaçin, ish-avokatin në Romë, i cili u afrua nga Rama për të drejtuar “artin e menaxhimit” në punët qeveritare.

Lexo edhe:

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Agaçi, megjithëse pranë Ramës, prej disa kohësh ishte shndërruar në një bashkëpunëtor të ngushtë të Fatmir Xhafajt. Të dy së bashku kanë menaxhuar, krahas të tjerave, edhe procesin e emërimit të anëtarëve të Komisioneve të Vetingut. Një Xhafë që kontrollonte policinë nga posti i Ministrit të Brendshëm, një Xhafë që kontrollonte prokurorinë nëpërmjet Arta Markut dhe një Xhafë që, së bashku me Agaçin kontrollojnë Vetingun, ishin garanci të forta që, për çdo vendimmarrje të ndryshme, ku lëvizin interesa të mëdha, të mos kishin asnjë kokëçarje ligjore.

Pushtetit që po fitonte dyshja Xhafaj-Agaçi iu bashkua edhe “produkti i Edi Ramës”, Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili hyri në Partinë Socialiste nga dritarja që i hapi Edi Rama, nisi të shijonte frytet e pushtetit në Bashkinë më të madhe në vend, duke tentuar që të krijojë lobimin e nevojshëm për të arritur qëllimin e tij final-të ishte kandidati më i mundshëm për të rivalizuar vetëm Edi Ramën për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

“Lali Eri” prej kohësh i ka ftohur raportet me “mentorin” e tij politik, aq sa tashmë ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Veliaj, pavarësisht se nën zë, ka përcjellë në kanale të ndryshme mediatike se ai mund të kandidojë edhe si i pavarur, nëse nuk merr bekimin e Edi Ramës.

Kjo “siguri” e Veliajt duket se buron pikërisht nga triumvirati që ka formuar me Fatmir Xhafaj dhe Ëngjëll Agaçin. Natyrisht, treshja e konsoliduar, megjithëse fluide, kishte dhe ka pas vetes një tabor njerëzish, të cilët, të gjithë sëbashku, kanë synuar të marrin më shumë pushtet se sa u ka dhënë Rama.

Arrestimet e fundit, sidomos ato të dy ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ishin sinjali kërcënues më i fortë që Fatmir Xhafaj i dha pushtetit të Edi Ramës. Dhe nuk përfundoi këtu sipërmarrja e guximshme e ministrit të Brendshëm të sapolarguar. Nëpërmjet mekanizmave të tij, me shumë mundësi, është ai që ka “trafikuar” në media përgjimet që lidhin mikun e ngushtë të Edi Ramës, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, me bandën kriminale të Avdulajve.

Një arrestim i mundshëm i Dakos do të përkthehej në një goditje fatale për pushtetin e Edi Ramës, i cili kryebashkiakun e Durrësit e ka jo vetëm mik, por edhe bashkëpunëtor dhe kontributor të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Në të gjithë këtë skenar, shumëkush ndoshta ka bërë planet pa llogaritur një detaj “të vogël” që e bën Ramën më të fuqishëm se të gjithë ata bashkë- firmën që ai ka si kryeministër dhe si kryetar partie.

Si kryeministër, Rama firmosi “dorëheqjen” e Fatmir Xhafaj. Si Kryeministër, Ramën nuk e pengon asgjë që të firmosë shkarkimin e Ëngjëll Agaçit dhe, si Kryetar Partie, ka të gjitha mundësitë që “Lali Erin” të mos e përfshijë në listën si kandidat zyrtarë për kryetar bashkie në Tiranë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

19:10 : 14/09/2025
AKTUALITET

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

18:58 : 14/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

18:32 : 14/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
Para

“Sot, shkarkohet dhe Ardi Veliu”

TË GJITHA

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

19:10 : 14/09/2025

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

18:58 : 14/09/2025

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

18:32 : 14/09/2025
Screenshot

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025

I harruar nga Sylvinho/ Nazmi Gripshi shkëlqen me dy super gola, por Astana humb vendin e parë (VIDEO)

18:11 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com