Soni Malaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur plot 37 vjeç. Bukuroshja, e cila është nënë e një vajze 6-vjeçare, të quajtur Anna, ka festuar dje mes urimeve dhe dhuratave të shumta.
Soni është bërë pjesë e skenës shqiptare si anëtare e një prej grupeve muzikore më të spikatura “Spirit Voice” dhe më pas vijoi karrierën solo, duke ia dalë mjaft mirë në tregun muzikor, edhe sot e kësaj dite.