• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

‘Këshilla’ e Astrit Patozit: Pse Rama duhet izoluar për t’u mundur

20:35 : 18/10/2018
në POLITIKE

Sipas Astrit Patozit, Rama ka nisur një debat për shpifjet për të shmangur vëmendjen nga mënyra korruptive se si po qeveris.

Patozi shkruan se duke sharë kryeministrin, i bëhet nder këtij të fundit dhe Lulzim Bashës.

Sipas ish-kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, mënyra për të shuar këtë debat është izolimi i Edi Ramës, ose siç shkruan Patozi: “Nëse doni ta dëmtoni realisht kryeministrin, ruani qetësinë dhe mbi të gjitha besueshmërinë që të jep e vërteta dhe neutraliteti. Në doni ta torturoni, lërini mënjanë emocionet dhe përqëndrohuni tek faktet dhe provat.”

POSTIMI:

SHPIFJA MUNDET VETËM DUKE E IZOLUAR

Lexo edhe:

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

(Ose nje sugjerim modest për gazetarët e shqetësuar nga debati që ka sajuar Edi Rama)

Nuk e kam zakon të jap këshilla, por një sugjerim do t’ua jepja, po të ma pranonin, gazetarëve të shqetësuar nga e ashtuquajtura paketë “antishpifje” e kryeministrit.
Ka vetëm një mënyrë për ta mundur Edi Ramën dhe këdo politikan tjetër në këtë fushë, gjithmonë nëse e keni realisht qëllim: injorojeni atë dhe merruni vetëm me të vërtetën!

Nuk ka rast më të mirë për t’i veçuar mashtuesit dhe për t’i nxjerrë ata zbuluar para publikut, se sa t’i lësh vetëm të grinden me njëri-tjetrin. Historia ka treguar se jo rrallë konfliktet e ashpra mes palëve kanë ndihmuar publikun për të mësuar më shumë “sekrete” të salloneve politike. Dhe këtu mbase diçka mund të përfitohet.
Nuk ka dënim më të rëndë për shpifjet dhe shpifësit sesa izolimi i tyre. Sikurse, nuk ka ndihmë më të madhe për ta, se sa të bëhesh pjesë e kënetës së tyre.

Qeveria nuk ka asnjë mundësi praktike që të ndryshojë e vetme legjislacionin aktual, ku parashikohen edhe dënimet për shpifje, sepse nuk i ka votat. Por atë nuk e pengon asgjë për të hapur një debat fals, me shpresën që të përfshihet i madh e i vogël në Shqipëri, që të harrohen apo të kalojnë në plan të dytë temat përvëluese. Dhe kjo është, as më shumë e as më pak, por ta bësh si demat, kur ndjekin bezen e kuqe të toreadorit.

E vetmja gjë që ka në dorë qeveria sot është të inkurajojë zyrtarët dhe të zgjedhurit e saj që të kunkurrojnë njëri-tjetrin me padi, gjë që mund të bëhet edhe tani, pa pasur nevojë për direktivën e Edi Ramës. Atëherë, çfarë nevoje ka që një gazetar apo opinionist të shqetësohet nga një nismë, që mund të katandiset në një udhëzim i Këshillit të Ministrave apo në një rezolutë të Asamblesë së Partisë Socialiste?

Është naive të mendosh se kryeministri sot, nesër dhe gjithë jetën do të mërzitet dhe do të reagojë me inat prej akuzave dhe sharjeve personale. Le më pastaj ta lidhësh furinë e tij me ato që thuhen dhe shkruhen çdo ditë për Taulant Ballën, Gramoz Ruçin, Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon apo ndonjë socialist tjetër sado të rëndësishëm. Madje, nuk e teproj të them, se ai do të ishte gati të paguante gjysmën e buxhetit, që shtypi të merrej mundësisht vetëm me këtë punë.

Me kushtin që të mos thuhej asnjë fjalë për mënyrën se si ai qeveris, për skandalet dhe aferat, për korrupsionin dhe abuzimet, për paligjshmërinë, arbitraritetin dhe arrogancën e “Rilindjes”.

Shpifjet më të mëdha në këtë vend nuk janë akuzat e politikanëve për njëri-tjetrin, por mashtrimet e qeverive për krime të rënda, të ndëshkueshme penalisht dhe moralisht, të cilat i kanë shkaktuar plagë të mëdha Shqipërisë në gjithë këto vite.
Ndaj, mos ia jepni kënaqësinë kryeministrit t’ju klasifikojë si militantë, kur kërceni më fort se kundërshtarët politikë në akuza dhe në sharje kundër tij, sepse pikërisht ky është qëllimi i Edi Ramës.

Nëse doni ta dëmtoni realisht kryeministrin, ruani qetësinë dhe mbi të gjitha besueshmërinë që të jep e vërteta dhe neutraliteti. Në doni ta torturoni, lërini mënjanë emocionet dhe përqëndrohuni tek faktet dhe provat. Janë pikërisht këto armët më të forta që keni në dispozicion, prej të cilave po kërkon, jo pa sukses, që t’ju çarmatosë Edi Rama.

Ndaj mos hyni pa kuptim në garën se kush e shan Edi Ramën më shumë se Luli, se i bëni nder atij! Merita është që këtë punë ta bëni ndryshe nga Luli, sepse vetëm ashtu mund t’i dhëmbë realisht. Dhe kjo jo thjesht se atij i ka marrë dorën për ta mundur, sa herë i del përpara, por edhe pse Lulzim Basha vetë nuk ka ndonjë raport për t’u krenuar me të vërtetën.

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
AKTUALITET

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025
AKTUALITET

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025
Para

"Shqiponja" kontrolle "blic" në Tiranë, shoqërohen 129 persona, tre në pranga

TË GJITHA

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com