• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngujohet familja e autorit të masakrës në Mat: Na mori fytyrën, nuk kemi më punë me të!

12:00 : 14/10/2018
në AKTUALITET

“Kujtimi na ka marrë fytyrën. Na ka turpëruar jo vetëm këtu në fshat e në zonë, por në të gjithë vendin. Që nga dita kur ndodhi ngjarja, ne nuk guxojmë të dalim as tek oborri i shtëpisë. Nuk e dimë pse e bëri dhe si e bëri atë krim të tmerrshëm. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim më para syve”.

Kështu janë shprehur dje familjarët e 51-vjeçarit Kujtim Koxha nga fshati Shëlli i njësisë administrative Lis të Matit, i cili pasditen e së enjtes bëri masakër të vërtetë, duke vrarë me breshëri kallashnikovi tre punonjësit e bashkisë dhe duke plagosur një tjetër. Vrasja e trefishtë ka shokuar familjarët e vrasësit. Menjëherë pas ngjarjes ku mbetën të vrarë shtetasit Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi si dhe mbeti i plagosur Astrit Hani, 40 vjeç familja Koxha është ngujuar. E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave.

Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Prokuroria e Burrelit dje bënë me dije se të hënën do të jepet masa e sigurisë ndaj autorit të masakrës që tronditi gjithë opinionin publik, Kujtim Koxha. “Ne kemi mbledhur të gjitha materialet e duhura. Kemi bërë dokumentimin e ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shëlli. Të hënën do të kërkojmë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj autorit të krimit”, tha prokurori i çështjes, Abaz Muça.

Nga ana tjetër, mësohet se policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes së trefishtë duke kryer shërbim përgjatë 24 orëve, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme ngatë afërmit e viktimave.

Lexo edhe:

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

REAGIMI I FAMILJARËVE
Mesdita e së enjtes ua ka rrëzuar “qiellin” sipër kokës pjesëtarëve të familjes Koxha dhe të afërmve të tyre. Që nga momenti kur ndodhi masakra në lokalin e fshatit, ata janë ngujuar brenda katër mureve. Nuk guxojnë as të hapin telefonat dhe t’u përgjigjen njerëzve të afërm. Ndihen të turpëruar me të gjithë. E përveç turpit, ata i druhen hakmarrjes, “barrë” kjo e rëndë që ua vuri mbi shpatulla kryefamiljari, Kujtimi. Ende nuk duan ta besojnë atë që ka ndodhur. U ngjan si ëndërr e keqe dhe e frikshme. Dhe kur i “kthehen” realitetit, dridhen e nuk i mbajnë më këmbët. Afër banesës së tyre nuk lëviz as miza, përveç policëve që ruajnë non stop banesën. Pas ngjarjes së rëndë, ata deklaruan se e kanë bërë “hasha” 51-vjeçarin Kujtim Koxha. Thanë se e kanë braktisur në “fatin” e tij. Bashkë me të rriturit, në banesë janë ngujuar edhe fëmijët, të cilët nuk kanë shkuar në shkollë.

Familjarët e 51-vjeçarit vrasës u shprehën se nga turpi nuk mund të dalim dot as deri te pragu i derës. “Ende nuk e besojmë dot atë që ndodhi. Nuk e besojmë, pasi njëri nga viktimat ka qenë shok i ngushtë i Kujtimit. E kemi fjalën për bashkëfshatarin tonë, Hamit Buçi. Kujtimi rrinte përditë me të, ishin shokë e miq. Pinin e hanin bashkë.

Edhe atë ditë që ndodhi gjëma, bashkë kanë qenë e bashkë kanë pirë. Nuk kemi se çfarë themi. Nuk na dalin fjalët nga goja. Kujtimi na turpëroi me banorët e fshatit, me banorët e fshatrave të tjerë nga janë tre të tjerët, dy prej të cilëve mbetën të vrarë dhe një i plagosur. Na turpëroi në mbarë vendin. Këtë nuk ia kishim borxh”, thanë familjarët e autorit të masakrës. Ndërkaq, ata pohuan se nuk guxojnë të hapin as telefonat. “Na marrin të afërm e të njohur në telefon dhe nuk u përgjigjemi. Na vjen zor”, thanë pjesëtarët e familjes Koxha.

Gjithashtu, ata deklaruan se nuk do të shkojnë në gjyq (seancën gjyqësore) ku do të jepet masa e sigurisë. “Asnjëri nga ne familjarët nuk kemi shkuar për ta takuar që kur e arrestuan. Nuk kemi më punë me të. Na turpëroi keq, sa nuk mund të dalim më faqe bote. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim prej turpit para syve”, u shprehën familjarët e autorit të krimit. Nga ana tjetër, ata thanë se, “Kujtimi duhet të vizitohet tek një psikiatër, pasi nuk gjejmë asnjë arsye, nuk gjejmë asnjë përse për atë që bëri”.

TË VRARË
1.Mentor Hoxha
36 vjeç
2.Erzen Aliaj
49 vjeç
3.Hamit Buçi
52 vjeç

I PLAGOSUR
Astrit Hani
40 vjeç,

NGUJIMI
Që nga momenti kur ndodhi masakra në lokalin e fshatit, ata janë ngujuar brenda katër mureve. Nuk guxojnë as të hapin telefonat dhe t’u përgjigjen njerëzve të afërm. Ndihen të turpëruar me të gjithë. E përveç turpit, ata i druhen hakmarrjes, “barrë” kjo e rëndë që ua vuri mbi shpatulla kryefamiljari, Kujtimi. Ende nuk duan ta besojnë atë që ka ndodhur. U ngjan si ëndërr e keqe dhe e frikshme. Dhe kur i “kthehen” realitetit, dridhen e nuk i mbajnë më këmbët. Afër banesës së tyre nuk lëviz as miza, përveç policëve që ruajnë non stop banesën.

TURPI
Familjarët e 51-vjeçarit vrasës u shprehën se nga turpi nuk mund të dalim dot as deri te pragu i derës. “Ende nuk e besojmë dot atë që ndodhi. Nuk e besojmë, pasi njëri nga viktimat ka qenë shok i ngushtë i Kujtimit. E kemi fjalën për Hamit Buçin. Kujtimi rrinte përditë me të, ishin shokë e miq. Pinin e hanin bashkë. Nuk kemi se çfarë themi. Nuk na dalin fjalët nga goja. Kujtimi na turpëroi me banorët e fshatit. Na turpëroi në mbarë vendin. Këtë nuk ia kishim borxh”, thanë pjesëtarët e familjes Koxha.

BRAKTISJA
Pjesëtarët e familjes Koxha deklaruan se nuk do të shkojnë në gjyq (seancën gjyqësore) ku do të jepet masa e sigurisë. “Asnjëri nga ne familjarët nuk kemi shkuar për ta takuar që kur e arrestuan. Nuk kemi më punë me të. Na turpëroi keq, sa nuk mund të dalim më faqe botës. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim prej turpit para syve”, u shprehën familjarët e autorit të krimit. Nga ana tjetër, ata thanë se, “Kujtimi duhet të vizitohet tek një psikiatër, pasi nuk gjejmë asnjë arsye, nuk gjejmë asnjë përse për atë që bëri”.

AUTORI
E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave. Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik.

VARRIMI
Mesditën e së premtes iu është dhënë lamtumira e fundit viktimave Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi. Ceremonitë e varrimit janë bërë në tri fshatra. Kjo për faktin se ata jetonin në fshatra të ndryshme, konkretisht në Zonisht, Burgajet, Shëlli. Në varrimin e viktimave kanë marrë pjesë qindra njerëz, stafi i Bashkisë së Matit, përfaqësues të PD-së, PS-së si dhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Të premten ka mbërritur në Mat edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka vizituar dhe ka ngushëlluar familjarët e tre të vrarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025
SPORT

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

20:48 : 18/07/2025
BOTA

BE do të transferojë azilkërkuesit e refuzuar jashtë bllokut

20:42 : 18/07/2025
AKTUALITET

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

20:30 : 18/07/2025
SPORT

Egnatia shet liderin e skuadrës, Serxho Ujka prezantohet në elitën e Belgjikës

20:29 : 18/07/2025
SPORT

Jude Bellingham kryen ndërhyrjen kirurgjikale: Rikthehem shpejt!

20:14 : 18/07/2025
Para

Në kërkim për vrasjen në ish-bllok, thyen heshtjen familja e komandos Merviol Bilo

TË GJITHA

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

20:48 : 18/07/2025

BE do të transferojë azilkërkuesit e refuzuar jashtë bllokut

20:42 : 18/07/2025

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

20:30 : 18/07/2025

Egnatia shet liderin e skuadrës, Serxho Ujka prezantohet në elitën e Belgjikës

20:29 : 18/07/2025

Jude Bellingham kryen ndërhyrjen kirurgjikale: Rikthehem shpejt!

20:14 : 18/07/2025

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

20:05 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com