• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas portaleve Rama kërcënon emisionet: Çdo shpifje në gjyq!

16:46 : 12/10/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama prej 10 ditësh po kërcënon me ligjin “Antishpifje”, ku në fillim kishte në shenjestër mbylljen e portaleve ndërsa tani e ka zgjeruar diapazonin duke kërcënuar edhe emisionet televizive. Përmes një statusi në facebook ai tha se do të mbledhë bashkë qeverinë dhe deputetët e PS për ti njohur me draftin e ri ligjor që synon ti mbyllë gojën medias dhe opozites.

“Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Çdo shpifje në gjyq!”, shkruan Rama.

Ja statusi i plotë i Kryeministrit

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Lexo edhe:

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjelljes qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Departament i ri ne PS

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

11:57 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Për herë të 35-të, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

11:51 : 21/06/2025
SPORT

1.2 milionë euro gjoba për Man.City-n gjatë sezonit, aryeja është qesharake

11:42 : 21/06/2025
BOTA

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

11:31 : 21/06/2025
AKTUALITET

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025
Para

Thaçi: Korrigjimi i kufijve, zgjidhje për të dyja palët

TË GJITHA

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

11:57 : 21/06/2025

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Për herë të 35-të, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

11:51 : 21/06/2025

1.2 milionë euro gjoba për Man.City-n gjatë sezonit, aryeja është qesharake

11:42 : 21/06/2025

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

11:31 : 21/06/2025

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025

Chelsea bën “pazar” tek Ajax, ofron Brojën për sulmuesin 19-vjeçar

11:14 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com