Kjo është pyetja që shtron shoqëria civile, e cila nëpërmjet faqes në facebook, “Qytetarët për parkun” publikon disa foto për të treguar se tenderimi i paligjshëm për parkun e lojërave tek kodrat e liqeni është fshirë, duke akuzuar në këtë mënyrë Bashkinë e Tiranës për falsifikim.
“Kush mban përgjegjësi për fshirjen e këtij tenderimi edhe pse të paligjshëm nga APP.GOV.AL? Bëhet fjalë për Kontratën me numër: REF-18781-12-09-2015. Justifikimet qe ka probleme serveri mos i përdorni se nuk i ha me njeri”, shkruhet në faqen “Qytetarët për parkun”.













