• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Skandali i MAS/ Fëmijë analfabetë në klasa kolektive në Vlorë

09:05 : 10/10/2018
në SOCIALE

“Fiks fare” denoncoi mbrëmjen e djeshme analfabetizmin në shkollat shqiptare. Disa fëmijë në klasë të pestë, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karbunarë të Vlorës, nuk dinin të lexonin, shkruanin apo të bënin mbledhje e zbritje. Megjithëse në të gjitha shkollat e tjera mësimi filloi më datë 17 shtator, në atë shkollë, 10 nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, e filluan në datën 8 tetor.

Shkak u bë mungesa e një mësuese/i. Banorët e fshatit u ankuan në Fiks fare se, edhe në të kaluarën situata ka qenë e njëjtë, pasi askush nuk preferon të shkojë në atë shkollë, për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe. Ata thanë se fshati është lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal, aq sa investimet e fundit janë bërë para viteve ’90. Ata thanë se, megjithëse janë vetëm 8-9 kilometra larg nga Selenica dhe nga Poçemi, duhet një kohë rreth 50-60 minuta për të përshkuar. Rruga është e shtruar me kalldrëm, ndërsa në të janë hapur gropa të mëdha, duke vështirësuar edhe qarkullimin. Banorët thanë se, nisur nga kjo situatë, edhe mësuesit e kanë braktisur këtë shkollë.

Disa prindër pohuan se, fëmijët e tyre të mitur, nga klasa e parë deri në të 5-ën, nuk kanë bërë mësim. Mësuesja është caktuar vetëm në datën 8 tetor, ndërsa Fiksi shkoi në atë klasë. 10 fëmijët kishin probleme të mëdha në dije, aq sa dy nxënës të klasës së pestë nuk dinin të lexonin dhe shkruanin. Deri më sot, fëmijët kishin marrë mësim nga mësuesja e letërsisë e 9-vjeçares, e cila mësonte nxënës nga klasa e parë deri në të 9-ën. Mësuese Miranda, e caktuar nga DAR Vlorë, tha se në ditën e parë të saj, u ka bërë një testim fëmijëve dhe kishte konstatuar probleme të mëdha. Ajo tha se fillimisht nxënësve do t’u mësojë të shkruajnë dhe të lexojnë dhe më pas të tjerat. Ndërkohë, mësuese Jonida e letërsisë tha se e ka bërë nga humanizmi detyrën dhe nuk është faji i saj kjo situatë.

Fiksi shkoi edhe në klasën tjetër kolektive, atë nga klasa e gjashtë deri në të 9-ën. Ishin gjithsej 7 fëmijë, të cilët po mësonin në të njëjtën orë letërsi dhe histori. Ata thanë se kanë nga 13, 14 apo 16 lëndë dhe këto lëndë i japin vetëm dy mësues; një e letërsisë dhe një mësues bio-kimie. Mësuesja e letërsisë jep lëndët shoqërore, ndërsa i bio-kimisë jep lëndët shkencore, plus edhe gjeografinë.

Për këtë situatë, Fiksi shkoi në DAR Vlorë, ku përgjegjësja Autora Strakosha tha se është në dijeni të situatës në atë shkollë, pasi një testim i bërë nga ministria e Arsimit nxori problematikat në fjalë. Ajo tha se është bërë një program, ku fëmijët, pavarësisht nga klasat që janë, do të mësojnë fillimisht të shkruajnë dhe lexojnë. Kërkesat e prindërve që të transferojnë nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9 në një shkollë tjetër, ajo tha se DAR Vlorë ka tenderuar disa herë transportin, por asnjë shoqëri nuk e ka marrë përsipër, për shkak të rrugës së keqe.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në bashkinë e Selenicës, për të pyetur nëse do të rregullohet apo jo rruga. Nënkryetari Neim Veshi tha se, rruga do të arnohet dhe se bashkia nuk ka fonde për shtrimin e saj me asfalt. Ai tha se nuk i mbështet qeveria, pasi edhe për projektet që ka bërë, nuk janë financuar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026
RAJONI

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026
AKTUALITET

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026
AKTUALITET

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026
BOTA

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026
Para

E reja vritet në mes të ditës për "jetën moderne"/ Momenti kapet nga kamerat (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişkralbetjojobetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş