• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komando dhe bodigard i Elvana Gjatës/ Kush është specialisti që ekzekutoi Fabian Gaxhën (FOTO)

12:35 : 06/10/2018
në AKTUALITET

Për Policinë e Tiranës, i dyshuari kryesor i krimit të rëndë që ndodhi të enjten në ish-Bllok, është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe i të dashurit të saj.

Ai është Meviol Billo, 41 vjeç, pjesë e Forcave Komando Ushtarake, i cili është shpallur në kërkim nga Policia me akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim”.

Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Meviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata, tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë. Deri tani, nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes, rezulton se në vendin e ngjarjes janë përdorur dy armë të ndryshme zjarri, edhe pse aty është gjetur vetëm një pistoletë tip “Glock”, që mendohet se i përket viktimës, Fabian Gaxha.

Fabian Gaxha

Lexo edhe:

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Burimet thanë dje se të dyshuarit janë thirrur për ndihmë nga këngëtarja Elvana Gjata dhe miqtë e saj, pas disa ngacmimeve në lokal, në një incident të ndodhur rreth një javë më parë. Ndërsa dy ditë më parë, situata ka degraduar fillimisht me konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Mbetet ende e paqartë nëse Billo është futur në lokal me armën e shërbimit apo ka mundur t’i rrëmbejë armën ndonjërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Ervis Martinaj

“Këta shtetas, mbrëmjen e së enjtes, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, tha zyrtarisht Policia.

KOMANDO

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, 41-vjeçari Meviol Billo rezulton të jetë specialist xhenio në Batalionin e Forcave Komando të ZallHerrit. Nga verifikimet e kryera nga ana e grupit hetimor, rezulton se Billo ka qenë 3 herë pjesë e misioneve paqeruajtëse në Afganistan. Ndërsa përshkruhet si një person me një përgatitje të lartë ushtarake, që ka kaluar të gjitha testet profesionale me rezultate maksimale.

Ashtu si shumë ushtarakë të tjerë apo punonjës të Forcave të Rendit, edhe 41-vjeçari Billo jashtë orarit të shërbimit, punonte si truprojë. Në këtë rast, i këngëtares Elvana Gjata, që e shoqëronte në aktivitete, në shumë raste edhe me të dashurin e saj. Ligji aktual nuk e pengon një ushtarak që të kryejë edhe një punë të tillë, me detyrimin e vetëm që ka të bëjë me armën e shërbimit, e cila në asnjë rast nuk mund të mbahet me vete.

Nga të dhënat e deritanishme të mbledhura nga grupi hetimor, Meviol Billo dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabian Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt, si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me shokun e tij Eljon Hato, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë. Burimet thonë se deri tani ai konfir- mohet nga provat në vendngjarje, si autor i dyshuar i vrasjes dhe plagosjeve. Edhe personi i katërt që ndodhej në tavolinë me të dashurin e Elvana Gjatës, 37-vjeçari Geldo.

Hoti, që u kap në Kakavijë, mësohet se është me përgatitje ushtarake. Sipas të dhënave, edhe ai ka qenë pjesë e Forcave Komando të Ushtrisë, megjithëse ende nuk është saktësuar pozicioni i tij në këtë ngjarje. Por, deri tani, ai akuzohet për moskallëzim krimi./panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
Para

Propaganda e Lali Erit, "të bëjmë sikur punojmë", ja si sajohen "punët e mira" të kryebashkiakut-magjistar (VIDEO)

TË GJITHA

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com