• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e zhvati të dashurin e Elvanës pastruesja e hotelit, sendet e çmuara që i grabiti nga Rolex te bizhu

10:38 : 06/10/2018
në AKTUALITET

I dashuri i këngëtares Elvana Gjata që prej ditës së djeshme rezulton i shpallur në kërkim nga policia. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen që tronditi banorët e zonës së ish-bllokut në Tiranë, ku për pasojë ndërroi jetë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Emri i tij u bë mediattik vetëm një ditë më parë nga policia, pasi këngëtarja prej dy vitesh e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e saj me biznesmenin Ervin Mata.

Ervin Mata i fejuari i Elvana Gjatës

Mata, është i njohur për jetën e tij luksoze duke qenë se është një biznesmen i suksesshëm në fushën e hotelerisë. Një nga objektet që ai ka në zotërim, ka rënë pre e grabitjeve më datë 15 gushtë të këtij viti. Kasaforta e hotelit në zotërim të Matës, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlerë prej afro 100 mijë eurosh, u grabit nga dy persona të akomoduar si klientë, në gusht të këtij viti.

Brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici.

Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

Nga të dhënat hetimore të Policisë rezulton se ideatore e vjedhjes në hotelin te Rruga e Dibrës është motra e njërit prej autorëve, shtetasja me inicialet R. Bruçi.

Ajo ishte e punësuar aty prej disa muajsh si pastruese dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes. Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej.

Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikuara më parë me detaje, bashkë me shtetasen R. B. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kishte brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy.

Njoftimi i policisë

OPERACIONI “ROLEXI”

Me një operacion të shpejtë, të koduar ‘Rolexi”, sektori i Krimeve të Rënda dhe Komisariatin Nr.4 Tiranë kanë arritur të zbulojnë autorët e një grabitjeje me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për një kasafortë me ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta, përveç vlerave monetare, rrëmbyer në një godinë në rrugën e Dibrës më 15 gusht 2017.

Të arrestuarit janë: Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë. Krahas tyre është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja R.B. 36 vjeçe.

Arrestimi ndodhi pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Janë sekuestruar sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur:

9 500 (nëntë mijë e pesqind) euro

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri

Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri

Tre byzylyk floriri. – Një varëse floriri

Një automjet i tipit “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal./Tirana Today

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
Para

Basha nxjerr videon: Ja pse falimentojnë në të vërtetë bizneset në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com