• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse doli i ngrysur nga salla e gjyqit dhe paralajmëroi Bashën? Çfarë nodhi në seancë?

09:58 : 04/10/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij, Xhisela Maloku. Ai u paraqit i veshur sportiv dhe i buzëqeshur, teksa përshëndeti dhjetëra të afërm e miq të tij, që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës, shkruan sot Panorma. Siç duket, i riu ka pasur pritshmëri se mund të lirohej pasi ndryshe nga sa u pa kur erdhi, pas vendimit gjyqësor, ai doli nga Gjykata mjaft nervoz dhe nuk kurseu komentet në adresë të kreut të opozitës. “Lulzim Basha ta provojë në votime!”, ishte paralajmërimi që bëri 24- vjeçari.

Seanca për rivlerësim të masës së sigurisë nisi me rreth 30 minuta vonesë, pasi patrulla që e shoqëronte nuk ishte nisur në kohë nga ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ai mbahej që prej arrestimit të tij.

Prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, me argumentin jo vetëm të sekretit hetimor, por edhe se duhej ruajtur dinjiteti i paditëses Maloku. Kjo kërkesë e Prokurorisë u mor parasysh nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Prokurorja Kapo paraqiti si prova aktekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj 25-vjeçares Xhisela Maloku, sikundër edhe shenja të djegies nga cigarja. Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e Prokurorisë së Krujës, gjatë ballafaqimit të dy të rinjve, ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës.

Lexo edhe:

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

Mbi këto të dhëna, gjyqtarja Hoxha vendosi që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit me themel të çështjes. Duke iu referuar tërheqjes nga kallëzimit nga e dëmtuara, Prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në Komisariatin Nr. 3, më pas edhe tek oficeri Emiljano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.

Pavarësisht tërheqjes së denoncimeve nga ana e Xhisela Malokut, Prokuroria thotë se ka prova të pakundërshtueshme se 25-vjeçarja është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga Rexhep Rraja dhe se do ta dërgojë të riun për gjykim të drejtpërdrejtë. Organi i akuzës, duke prezantuar provat e mbledhura gjatë hetimeve, kërkoi si masë shtrënguese atë të “Arrestit në burg”. Kërkesë, e cila u miratua edhe nga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Në seancë 24- vjeçari u përfaqësua në Gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari. Burime nga Gjykata bënë të ditur se Rraja ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke shtuar që Xhisiela Maloku e kishte denoncuar për xhelozi.

Që kur zbriti nga furgoni i Policisë, Rexhep Rraja dukej mjaft i qetë, madje ka përshëndetur verbalisht i buzëqeshur dhjetëra të afërm dhe shokë të tij, që u mblodhën dje para Gjykatës. Babai i tij, deputeti socialist Rrahman Rraja, por as e ëma nuk janë parë në Gjykatë. Pas seancës, rreth orës 10:55 minuta, djali i deputetit socialist të Fushë-Krujës doli nga Gjykata sërish me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e Policisë hyri në furgon për t’u transportuar drejt paraburgimit të Durrësit.

“Jam i pafajshëm!”, u shpreh ai para gazetarëve. Më tej, ai, para kamerave, ka pasur edhe një mesazh për kreun e opozitës, duke lënë të kuptohet se po sulmohet politikisht, për shkak se është djali i deputetit të PS-së. “Lulzim Basha ta provojë në votime”, theksoi ai, teksa iu drejtua me pranga në duar furgonit të Policisë. Rraja do tentojë që nëpërmjet avokatit të tij të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

ImageImageImage

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

13:58 : 03/11/2025
BOLD BLOG

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Bonusi i fundvitit, ja sa lekë do të marrin pensionistët për festat

13:39 : 03/11/2025
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025
Para

Si përfunduan në polici Eni Çobani dhe Rudina Islamaj, zbardhet sherri në sallën e gjyqit?

TË GJITHA

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

13:58 : 03/11/2025

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025

Bonusi i fundvitit, ja sa lekë do të marrin pensionistët për festat

13:39 : 03/11/2025

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com