Dy shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë arratisur nga policia italiane pasi në mbrëmjen e djeshme, ata kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një gjykatësi.
Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë të moshave 41-vjeçare dhe 27-vjeçare me iniciale, E.K dhe J.H. S
Dyshohet se 41-vjeçari kryesonte grupin, ndërsa ai ishte i akuzuar për vjedhje të tjera në këtë zonë. Sipas policisë dy të arresturit dhe dy të arratisurit veprojnë si bandë vjedhjesh në zonën e Reggio, në Italinë Veriore.