• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Telekom Albania me humbje, në negociata për t’u shitur, në garë bullgarët e grekët

11:15 : 29/09/2018
në EKONOMI

Telekom Albania, operatori i dytë më i madh i telekomunikacioneve në Shqipëri është në negociata për t’u shitur. Prej disa muajsh kompania është në procesin e “Due Diligence” dhe brenda tetorit pritet që stafit të brendshëm t’i komunikohet blerësi i ri.

E kontaktuar zyrtarisht nga “Monitor”, Telekom Albania nuk bëri asnjë koment. “Ne nuk kemi asnjë koment. Kjo është një çështje që i përket aksionerëve”. Lajmi, i cili prej disa kohës po qarkullon në tregun e telekomunikacioneve, tashmë është publikuar dhe në mediat bullgare.

Economic.bg shkruan se “Biznesmeni Spas Rusev, një aksionar kryesor në Vivacom, është duke negociuar blerjen e operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare, Telekom Albania, që është pronë e gjigantit gjerman Deutsche Telekom. Çmimi i transaksionit nuk dihet. Lajmi i transaksionit u konfirmua nga një burim i besueshëm, sipas të cilit negociatat janë në fazë të hershme, shkruan gazeta ‘24 orë’”.

Mediat bullgare thonë se bëhet fjalë për blerjen e Telekom Shqipëri në mënyrë të pavarur pa partnerët e Vivacom. “Parashikimi është se bisedimet do të zgjasin për të paktën edhe 3 deri në 6 muaj, dhe përveç Rusevit ka tre ose katër kandidatë në garë për telekomin shqiptar”, shkruajnë mediat bullgare.

“Monitor” ka mësuar se përveç Vivacom, në garë është edhe operatori tjetër bullgar Globul Telenor. Një tjetër i interesuar është manjati grek i naftës dhe transporteve Vardis Vardinogiannis. Ai është CEO dhe aksioneri kontrollues i Motor Oil Hellas, Vegas Oil and Gas dhe ka interesa në shumë biznese të tjera transporti.

Lexo edhe:

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

Telekom Albania me humbje, pas viteve të arta
Prej dy vitesh, operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri po rezultojnë me humbje, duke reflektuar modelin e ri ku po orientohet sektori, si rrjedhojë e rënies të të ardhurave nga shërbimet zanore (voice) dhe konkurrencës që po vjen nga teknologjia (përdorimi i internetit po ul ndjeshëm të ardhurat nga interkoneksioni).

Rënia e tregut duket se i ka bërë gjigantët e Deutsche Telecom të painteresuar për tregun shqiptar, disa vjet pasi ata hynë në Shqipëri përmes degës së tyre në Greqi, Cosmote.

Telecom Albania, që kishte të ardhura prej 9.1 miliardë lekësh në 2017-n, raportoi humbje tepër të larta prej 4.8 miliardë lekësh (mëse gjysma e të ardhurave) në 2017-n, apo rreth 36 milionë euro humbje, pas fitimeve minimale prej 155 milionë lekësh në 2016-n, sipas bilancit zyrtar. Përkeqësimi i rezultatit financiar ka ardhur si rrjedhojë e rënies së të ardhurave me 14%, ndërkohë që kosto e shitjes dhe shërbimeve të ofruara u rrit me 30%, duke bërë që kompania të rezultojë me një humbje bruto (përpara shpenzimeve administrative) prej 815 milionë lekësh, nga 2.9 miliardë lekë që ishin fitimet bruto në 2015-n.

Kohët më të arta të Telecom Albania ishin deri në 2008 (në atë kohë e quajtur AMC), me fitime atë vit që rreth 110 milionë euro, teksa norma EBITDA (fitimet para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) arrinte deri në 80%. Pas 2008 fitimet ranë gradualisht për të arritur në 30 mln euro në vitin 2013 dhe 17 mln euro në 2014, për të kaluar më pas me humbje të larta në 2017.

Aktualisht, Cosmote Mobile Telecommunications zotëron 99,76% të aksioneve dhe pjesa tjetër është në zotërim të individëve. Mësohet se gjatë procesit të due diligence asetet janë rivlerësuar në ulje dhe vlerësimi i mundshëm i kompanisë luhatet mes 150-200 milionë euro.

Kompania greke Cosmote bleu në vitin 2000 Albania Mobile Communication (AMC) të krijuar nga shteti në vitin 1995 për një shumë prej 120 milionë euro. Në vitet e para të aktivitetit normat e fitimit i kalonin mbi 50% teksa deri në vitin 2009 në treg kishte vetëm dy operatorë (AMC dhe Vodafone, që hyri në vitin 2003) që operonin në një treg duopol.

Në korrik 2015 AMC prezantoi identitetin e ri të saj, duke u quajtur Telekom Albania, pas bashkimit me rrjetin gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom, përmes mëmës së saj në Greqi./Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
RAJONI

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026
Para

Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Ambicia e Shqipërisë, të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit në 2022

TË GJITHA

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş