Policia Rrugore e Kryeqytetit ne vijim te kontrolleve ne funksion te parandalimit te aksidenteve rrugore dhe verifikimit te kundravajtjeve administrative ka arrestuar ne flagrance 10 persona, nderkohe qe ka ndeshkuar shume drejtues te tjere qe i ka kapur ne shkelje te rregullave te qarkullimit.
Te dhenat e policise
Nga kontrollet e deritanishme, jane verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances 10 persona, nga te cilet 8 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 2 te papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu:
• Jane pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 per drejtim
mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 5 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara.
• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 8 mjete per xhama te erresuar
• Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera
• Si dhe jane vendosur 110 masa administrati per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Kontrollet 🚔👮♀do vazhdojne pa nderprerje, me qellimin e vetem, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin 🚑e perdoruesve te rruges.