• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku hapi thirrjen për prokurorë të apelit, por në shkelje të ligjit

14:50 : 28/09/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku u ka bërë thirrje, pak ditë më parë, Prokurorëve të Apelit të aplikojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke qenë se jo mjaftueshëm kandidatë nga lista e parë e prokurorëve kaluan vetingun.

Ky veprim i PPP-së Arta Marku bie ndesh me ligjin dhe njësoj, si thirrja e hapur nga kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori pak javë më parë, është një procedurë e nisur pa baza ligjore për të shpëtuar një reformë të hartuar keq dhe në mënyrë të pamenduar në letër, e cila po dështon pothuajse në çdo hap të zbatimit të saj.

Siç e kemi shpejguar më parë, sipas Kushtetutës, KLP-ja do të ketë 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve do të jenë nga radhët e prokurorëve, ndërsa pesë anëtarët e tjerë nga jashtë sistemit do të jenë respektivisht— 2 anëtarë nga trupa e avokatëve; 2 anëtarë nga trupa e pedagogëve të drejtësisë dhe 1 anëtar nga radhët e shoqërisë civile.  Këta të fundit janë zgjedhur më herët nga Parlamenti pas tre raundeve votimi. Ndërkohë 6 anëtarët nga radhët e prokurorëve do të zgjidhen nga prokuroritë e të gjitha niveleve, mes të cilëve dy duhet të jenë prokurorë të prokurorive pranë gjykatave të apelit, ku së paku një prej tyre të jetë prokuror pranë një gjykate apeli jashtë Tiranës.

Por nga lista e parë me katër kandidatë prokurorë nga prokuroritë e Apelit vetëm një (Arben Dollapaj) e kaloi vetingun, ndërsa tre të tjerët Besa Nikëhasani (Shkodër), Luan Kaloçi (Tiranë) dhe Bujar Hoti (Durrës) u shkarkuan nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.

Lexo edhe:

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

Sipas Ligjit 115/2016 për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, procedura për formimin e KLP-së dhe zgjedhje e kandidatëve për herë të parë është e ndryshme nga procedura për zgjedhjen e anëtarëve të radhës pas mbarimit të mandatit të anëtarëve ekzistues, pra për KLP e dytë, të tretë e me radhë.

Për krijimin e KLP-së së parë, ligji parashikon në nenin 279 se :

“Jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Prokurorisë paraqesin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një kërkesë ku shprehin interesin për të kandiduar dhe dokumentacionin që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në rast se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk është krijuar ende, kërkesa depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.”

Kandidatët gjithashtu paraqesin gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për kandidim tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili bën vlerësimin e përmbushjes së kritereve ligjore të kandidatëve.

Nga kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që kalojnë vetingun zgjidhen gjashtë anëtarët e KLP-së, të cilët mblidhen në një Mbledhje të Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Por ligji 115/2016, i miratuar me shpejtësi dhe në mënyrë të njëanshme nga shumica socialiste, dështon të parashikojë se çfarë ndodh nëse gjatë zgjedhjes së KLP-së së parë, jo mjaftueshëm kandidatë prokurorë të apelit nuk kalojnë vetingun, siç ka ndodhur në të vërtëtë.

Ky ngërç ligjor tregon pikërisht se hartimi i paketës ligjore të reformës në drejtësi ka mangësi të theksuara që po çojnë në veprime të njëpasnjëshme të paligjshme nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Për të zgjidhur këtë situatë, shumica socialiste dhe prokurorja e zgjedhur prej tyra Arta Marku kanë zgjedhur të ndjekin një procedurë të paligjshme: të injorojnë dispozitat kalimtare të Ligjit 115/2016, të cilat përcaktojnë mënyrën e zgjedhjes së KLP-së së parë, dhe të përdorë dispozitat që ligji ka parashtruar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLP-së për të zëvendësuar anëtarët në detyrë që përfundojnë mandatin e tyre.

Për këtë procedurë, Ligji 115 në nenin 107, pika 1 shprehet:

“Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë në detyrë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.”

Pra, siç kuptohet nga neni, bëhet fjalë për anëtarët që do të zëvendësojnë anëtarët e KLP-së të cilëve i mbaron mandati.

Kjo nuk është hera e parë që PPP-ja Arta Marku ndërmerr vendime të jashtëligjshme për të zgjidhur situata të caktuara. Që prej emërimit të saj në dhjetor 2017, të gjitha vendimet për shkarkime e zhvendosje të prokurorëve janë të paligjshme. Po ashtu vendimet e paligjshme për ekstradimin e Nezar Seitit dhe largimet nga e prokurorëve të çështjes Tahiri e kanë futur hetimin për këtë çështje në një rrugë pa dalje, dhe së fundmi, vendimi i saj dhe mikes së saj Donika Prela për hedhjen e një shorti të ri për të zgjedhur prokurorë të rinj për çështjen Shullazi, krijoi “furtunë”  në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

10:25 : 18/05/2025
SPORT

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025
AKTUALITET

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025
BOTA

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025
BOTA

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe, por rindërtimin e Perandorisë Ruse

09:43 : 18/05/2025
AKTUALITET

‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka i ‘rrëmben’ Gjylametit mandatin për dy vota

09:40 : 18/05/2025
Para

“Iku me të dashurin, por dua të kthehet”, gruaja e telefonon duke qarë: I droguar, si të kam duruar…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

10:25 : 18/05/2025

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe, por rindërtimin e Perandorisë Ruse

09:43 : 18/05/2025

‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka i ‘rrëmben’ Gjylametit mandatin për dy vota

09:40 : 18/05/2025

Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

09:32 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com