• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka Edi Rama interesa personale në lojërat e fatit?

16:15 : 24/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Industria me vlerë 132 milion euro në vit po kthehet në shqetësim për biznesin

Botuar nga AIE*

Ditët e fundit opozita ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa se ata janë të përfshirë nëpërmjet familjarëve të tyre në mënyrë të drejtpërdrejt në industrinë e lojërave të fatit në Shqipëri.

Sipas Enkelejd Alibeaj, Deputet i Partisë Demokratike, tashmë industria e lojërave të fatit është nën kontroll të drejtpërdrejtë të Olsi Rama dhe Agron Xhafaj (ky i fundit i ekstraduar në Itali për të kryer dënim të gjyqësorit italian për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të drogës).

Lexo edhe:

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

Sipas Deputetit Demokrat kompanitë e basteve me emër Ecobet, Eurolive dhe Basti Shqiptar janë të zotëruara nga vëllai i Ministrit të Brendshëm dhe të ardhurat e saj vjetore janë rritur nga 1 milion euro në vitin 2014 në 10 milion euro në vitin 2017.

Sipas tij shtimi me 2176 i pikave të basteve në këtë hark kohor të kësaj kompanie vjen vetëm për shkak të favorizimit dhe mbështetjes politike.

Çfarë thonë shifrat?

Teksa akuzat e Partisë Demokratike mund të konsiderohen politike të dhënat mbi industrinë e lojërave të fatit tregojnë se politika shtetërore ka qënë e paqartë dhe ka devijuar nga aksioni ‘Fundi i Marrëzisë’ në vitin 2014 në një mbështetje e ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj aktorëve të ndryshëm me precedent kriminal në këtë sektor.

Të dhënat tregojnë se pikat e bastit në vend janë rritur me 356% nga 920 pika në vitin 2014 në 4200 në vitin 2018. E thënë ndryshe numri i tyre është sot një pikë basti për çdo 660 banorë të Republikës së Shqipërisë ndërkohë që në shtete të zhvilluara si Anglia kjo shifër arrin në 1 pikë basti për çdo 10.000 banorë.

Anglia sot numëron afërsisht 8800 pika basti me një popullsi prej 65 milion banorësh e Shqipëria ka 4200 pika basti për 2.8 milion banorë. A është kjo një politikë e duhur publike e kryeministrit Rama?

Po ashtu të dhënat e deklarua nga kompanitë e basteve tregojnë se kjo industri ka njohur një rritje të madhe e të shpejtë. Vetëm në dy vitet e fundit të dhënat tregojnë të ardhurat në këtë sektor janë rritur me 25% ndërkohë që ekonomia është rritur mesatarisht me 3% dhe të ardhurat në sektorin publik apo privat nuk kanë patur rritje këto kohë. Ndaj pikëpyetja është se nga kanë ardhur këto të ardhura të shtuara ndërkohë që asnjë kazino e re apo kompleks kazinosh nuk është shtuar Shqipërisë që të mund të mendohet se vijnë nga turistë ndërkombëtarë?

Në vitin 2017 të ardhurat e bizneseve të përfshira në lojërat e fatit ishin 132 milion euro ose 11 milion euro më shumë se në vitin 2016. Por edhe këto të dhëna duhen marrë me rezervë pasi bëhet fjalë për një industri e cila nuk operon në sistemin bankar në transanksionet e saj të përditshme dhe informaliteti mbetet i lartë. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur nga 3.7 miliard lekë në 2013 në vetëm 5.4 miliard lekë në 2017.

Po ashtu duke iu rikthyer akuzave të opozitës të dhënat e depozituara në QKB nga kompania TSGA sh.a, të cilën opozita e akuzon se ka lidhje me vëllanë e Ministrit të Brendshëm, vihet re se kompania ka patur një xhiro vjetore prej 10.8 milion euro në 2017 dhe ka deklaruar humbje në bilancin e saj vjetor prej 376 mijë eurosh ndërkohë që për vitin 2016 deklaronte humbje prej 517 mijë euro.

Një biznes me të ardhura vjetore prej afërisht 11 milion eurosh raporton në fund të vitit humbje me 350 mijë euro? Të dhënat tregojnë se kompania ka njohur një rritje me 44% të xhiros vjetore nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017.

Industri me pasoja të rënda sociale

Ky nuk është problem vetëm për shoqërinë shqiptare. Pasojat e kësaj industrie në shëndetin mendor të qytetarëve dhe në performancën ekonomike për shtetet e varfra janë të njohura. Kjo përhapje e lojërave të fatit në Shqipëri dhe aksesi i lehtë i lojërave të fatit për të gjitha moshat në Shqipëri sjell kosto direkte për produktivitetin e ekonomisë sonë dhe kosto të tjera sociale.

Efektet direkte janë: efikasitet i dobët në punë , produktivitet i ulët, kredi të pambuluara nga kumarxhinjtë patologjikë, divorce të shkaktuar nga vesi i kumarit, kostot e depresionit dhe sëmundjet fizike që lidhen me stresin (Goodman 1994, fq 63-64). Për më tepër efekt e saj në depresion janë të njohura.

Një nga studimet e para që zbuloi lidhjen e lojërave të fatit me vetëvrasjen, ishte modeli i studiuesit Moran në vitin 1969, me 162 anëtarë të Anonimitetit të Kumarxhinjve në Angli, ku 20 për qind e subjekteve raportuan që kishin bërë përpjekje për vetëvrasje dhe 77 për qind kishin menduar për të kryer vetëvrasje.

Ndaj qeveria ka për detyrë që të krijojë një fond që vjen direkt nga lojërat e fatit për edukim për parandalimin e zgjerimit të këtij fenomeni, për të asistuar personat që janë problematik, ku të paktën 2% e lojtarëve konsiderohen të tillë si dhe për të krijuar një fond për të zhvilluar trashëgiminë kulturore.

Në kushte të një industrie të mirëkontrolluar e transparente e nën mbikëqyrje të fortë dhe të një sistemi që ndërmerr politika në interes publik këto të dhëna nuk do të ishin shqetësuese. Por kur lidhjet e kësaj industrie me politikën dhe në disa raste dhe me krimin e organizuar janë prezente të dhënat e fundit të zgjerimit të industrisë së lojërave të fatit bëhet shqetësuese për një vend të varfër si Shqipëria ku kjo industri përbën të paktën 1% të GDP-së së Shqipërisë të barabartë me industrisë e sigurimeve në vend. Duke ditur efektet negative të kësaj industrie në ekonomi e shoqëri dhe zgjerimi i shpejtë i tyre të bën të mendosh e të ngresh pikëpyetje që opozita ka ngritur me të drejtë:

A ka Kryeministri Rama interesa personale në lojërat e fatit?

* Albanian Enterprise Institute

Lajme të lidhura

BOTA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025
AKTUALITET

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025
BOTA

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025
AKTUALITET

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025
BOTA

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025
Para

Transformohet Balotelli, e pabesueshme çfarë po bën SuperMario

TË GJITHA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com