Pushimet e Shtatorit, idealet për artistët shqiptarë e kanë përfshirë edhe Neki Emrën.
Pas një sezoni të ngjeshur me mbrëmje muzikore e ahengje, këngëtari i ka rezervuar një javë vetes.
Me personin e zemrës, Neki ka nisur pushimet.
Por cili është destinacioni? Një që do e donim të gjithë, pa dyshim!
Këngëtari i njohur ka marrë rrugë drejt Punta Canas të Republikës Domenikane, destinacion përallor tropikal.
Paraprakisht, fytyra publike të tjera e kanë frekuentuar poashtu këtë vend, teksa nga lista veçojmë Getin e Marinën dhe Luana Vjollcën me të dashurin, Krenar Çoçajn.