• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Vjedhja plot shkëlqim në emër të “Fushës”

20:50 : 20/09/2018
në OP-ED
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Nga Andi Bushati

Pas votimit të sotëm të deputetëve socialistë me 75 vota, Edi Rama tregoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund aferës së teatrit që i “dhuron” 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës.

Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit, e rëndësishme është se, PS miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës, me emër personal, ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike, që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës.

E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar, të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim edhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim duke organizuar një konkurim fallco.

Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdokënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë?

Lexo edhe:

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare. A ka më kuptim që ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike për Shkëlqim Demir Fushën? A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bëjë vetëm ai?

A ka më sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë? Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese?

Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur. Tani ajo është vënë përpara një detyrimi tjetër: T’i vërë shkelmin këtij sistemi, ku po përdoret vetëm si fasadë. Të braktisi gjithçka dhe ta bëjë lufën nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi.

Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.

Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar atë që ulëret më kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë Ramën “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme.

Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçkaje. Ajo e vuri edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i hapur sytë njerëzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre.

Lajme të lidhura

BOTA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025
SHENDETI

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
SPORT

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025
Para

Transferimi i Prokurorëve, reagon Basha: Rama-Marku shkatërruan hetimin për Tahirin 

TË GJITHA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

22:25 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com