• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Mercedes, gruaja që dashuroi Gabriel Garsia Markez

10:48 : 17/09/2018
në NDRYSHE

Në fillim ai pa sytë e saj. Lëkura e errët që i vezullonte nga dielli e bënte më të ndrojtur. Ishte vetëm 13 vjeç. Djaloshi që kishte nisur të shkruante mbrëmjeve vonë në dhomën e vogël të konviktit mijëra km larg shtëpisë, ndjeu në vështrimin e kësaj vajze diçka që i kujtonte historitë e librave që kishte në dhomë. Heshtja e bënte më interesante. Ai i mësoi në atë kohë vetëm emrin. Quhej Mercedes Barcha dhe vetëm disa muaj më vonë, kur do të kthehej sërish gjatë pushimeve të verës për të takuar prindërit, ai do t’i propozonte.

Ndodheshin në një festë. Teksa vallëzonin, ai i shprehu gjithçka që kishte menduar kaq e kaq herë me mendje. Ishte viti 1946 dhe studimet për Drejtësi nuk i jepnin Gabriel Garcia Markez, atë emocion që i jepte e shkruara. Kishte një pushtet që ai kishte nisur ta ndiente, teksa historitë merrnin formë në letrën e bardhë. Ndaj një ditë vendosi t’i linte studimet për t’iu përkushtuar gazetarisë. Markez nisi të punonte në gazetën “El Espectador”, ku menjëherë u dallua pasioni i tij për të hulumtuar histori. Në këtë periudhë, Mercedes nisi studimet e larta. Sucre, qyteti i tyre i lindjes, do të ishte dhe vendi i romancës së Markez me Mercedez.

Sytë e saj të mëdhenj kafe, do të ishin për të gjithnjë frymëzim. Ajo vinte nga një familje egjiptiane, por kjo nuk i pengoi ta donin njëri-tjetrin. Në vitin 1952, ata u fejuan. Dhe vetëm pak kohë pas fejesës, çifti do të ndodhet përpara një zgjedhjeje të vështirë. Drejtori i gazetës ku punonte i kërkon Markezit të udhëtojë në Europë, për të punuar si korrespondent.

“Ishte një ëndërr e imja të jetoja në Europë dhe të bëja një punë të tillë. Kështu më duhej të zgjidhja mes një gjëje që gjithnjë e kisha ëndërruar dhe martesës. Bisedova me Mercedesin dhe ajo më tha se do të ishte më mirë të udhëtoja në Europë sesa gjithë jetën t’ia kujtoja këtë ngjarje si një peng”, kujtonte Markezi më vonë. Jeta jashtë Kolumbisë do ta ndante për një kohë të gjatë çiftin. Udhëtimi i tij në Europë, e veçanërisht në Paris, do të zgjaste më shumë sesa e kishte menduar.

Lexo edhe:

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

Regjimi politik në vendin e tij do të ndërhynte që Markez të mos paguhej më nga gazeta, për shkak të shkrimeve konfliktuale. “Ikja nga puna ka qenë një moment i vështirë për mua, pasi kisha prishur dhe paratë e biletës së kthimit, e nuk më mbetej gjë tjetër të rrija e të punoja. Jeta ime në Europë zgjati dhe tre vjet të tjera.

“Mercedes e pranoi dhe këtë vendim timin, edhe pse çdo kush i thoshte se duhet të ishte e çmendur, pasi unë duhet të kisha gjetur ndonjë vajzë tjetër në Europë. Në Paris isha krejtësisht i lirë. Por e ndieja që një ditë kjo jetë do të përfundonte dhe unë do të kthehesha sërish tek ajo. Ishte si të ndieje një rrugë të fatit, që pavarësisht zgjedhjeve që kishe bërë, një ditë do të mbërrije atje. Nga Parisi i shkruaja asaj çdo javë. Dhe pas martesës, kur diçka nuk shkonte në marrëdhënien tonë dhe ajo nuk ndihej e lumtur, më thoshte: Në letrat nga Parisi me shkruaje se do të isha gjithmonë e lumtur. Një ditë i thashë: ‘Dua t’i blej të gjitha letrat që të kam shkruar’. Dhe ajo m’i shiti letrat. I dogja të gjitha, dhe jam i qetë, pasi askush nuk do të mund të hamendësojë ose t’i përdorë ato pas vdekjes sime”, kujtonte Markez.

Çifti u martua më 21 mars 1958 në kishën Barranquilla. Bashkë ata patën dy djem, Rodrigo më 1959-n dhe Gonzalo tre vjet më vonë. Në vitin 1961, familja e re shpërngulet në SHBA, ku vendoset për të jetuar në Meksikë. Markez gjithmonë donte të jetonte në Amerikën e Jugut, i frymëzuar nga romanet e Faulkner. Këto ditë janë ditët më të trishta për Mercedes Barcha tashmë 82 vjeçe, e cila duhet t’i thotë lamtumirë njeriut të saj të zemrës.

Ishte 13 vjeçe kur e pa për herë të parë, në Sucre, dhe që atëherë nuk reshti së vrapuari pas tij. Ishte pas tij dhe kur ndodheshin mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, me një forcë të cilën Markez asnjëherë nuk arriti ta shpjegonte, por e quajti thjesht forca e dashurisë. Ajo forcë ku ai besoi përgjithmonë, si e vetmja arsye e jetës njerëzore. Puthja e tyre në aeroportin e Stokholmit më 1982, pas marrjes së çmimit “Nobel”, ishte përgjigjja që Markez u dha me veprim të gjitha pyetjeve mbi dilemat njerëzore. Ai e kishte kuptuar se gjithë udhëtimi i tij në letërsi, ishte për të kuptuar një grua. Një grua e veshur me peliçe të bardhë dhe kapuç mbi flokët e kaftë teksa shtrëngohej pas tij.

Lajme të lidhura

Teknologji

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

13:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

13:13 : 17/06/2025
AKTUALITET

Grabitje bankash me armë në Itali dhe pjesë e një organizate droge, arrestohet shqiptari

12:59 : 17/06/2025
BOTA

“Nuk jam shumë në humor për të negociuar”/ Trump: Nuk i jam drejtuar Iranit për armëpushim

12:58 : 17/06/2025
AKTUALITET

Xhuliano Hoxha zbulon vajzën që i ka “marrë zemrën” Erion Alibejt: Pse nuk e permend dashurinë e shekullit?

12:34 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

12:30 : 17/06/2025
Para

Akuzoi mësuesin për ngacmim seksual, plumba mbi banesën e 11-vjeçares

TË GJITHA

Ndryshimet e reja/ WhatsApp vendos tarifa, zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

13:18 : 17/06/2025

Itali/ Ferma marihuane dhe trafik kokaine, zbulohet depo me gjysmë toni drogë! Arrestohen 12 shqiptarë

13:13 : 17/06/2025

Grabitje bankash me armë në Itali dhe pjesë e një organizate droge, arrestohet shqiptari

12:59 : 17/06/2025

“Nuk jam shumë në humor për të negociuar”/ Trump: Nuk i jam drejtuar Iranit për armëpushim

12:58 : 17/06/2025

Xhuliano Hoxha zbulon vajzën që i ka “marrë zemrën” Erion Alibejt: Pse nuk e permend dashurinë e shekullit?

12:34 : 17/06/2025

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

12:30 : 17/06/2025

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn

12:25 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com