Sezoni i ngrohtë është një joshje për t’u çlodhur në diell dhe të rizbuluar kënaqësinë e të qenit së bashku.
Hapi i parë për t’u bërë? Eliminoni tensionin nga trupi dhe gjeni intimitetin me partnerin tuaj përmes një mjedisi të ri.
Këtu janë gjashtë gjëra për të bërë që ta shndërroni takimin me të një një moment magjik.
- Zgjidhni vendin- Po mendon të shkoni në vendin e zakonshëm të takimit? Ndryshoje! Sugjero një vend që do t’ju vendoste në sfidë të dyve. Nëse e dashuroni sportin provoni në shkoni për rafting ose hiking. Eksperimentoni me aktivitet të ri, sepse ju bën më të gjallë dhe të lumtur.
- Surpriza në kuzhinë- Keni një listë të restoranteve të preferuar dhe keni identifikuar ushqimin e tyre të shkëlqyer. Mbrëmje “alla” tajlandeze, mongoleze, indiane…etj, për disa orë do të shijoni një kulturë tjetër, që bën mirë për të thyer monotoninë në çift.
- Një ritëm i ri- Ju pëlqen të vallëzoni? Ndryshimi i zhanrit muzikor mund të ju prezantojë me frymëzime të reja. Nga muzika elektronike të shkoni në një koncert xhazi me violinë, bën që emocionet të rriten. Muzika mund të përfshijë trupin dhe mendjen duke larguar tensionin dhe stresin. Ideja është të rifitosh energji, pas një dite pune, me partnerin në krah pa pasur nevojë për të folur.
- Kontakti fizik- Një masazh në çift…do të jetë një surprizë e ëmbël. Duke masazhuar njëri-tjetrin me vajra aromatikë e reklaksues do të rrisni intimitetin mes jush.
- Nën yje- Në internet ju mund të gjeni shumë mundësi për të kaluar një natë larg nga shtëpia me çmime shumë të arsyeshme. Një hotel i veçantë, fermë në natyrë, një shtëpi romantike në pemë … ose në tendë! Përqafimi nën një qiell me yje ju çon përsëri në adoleshencë dhe do të ndjeni lumturi.
- Nevojë për relaks- Një pasdite me partnerin në spa, në mes të avujve të hamamit do të jetë një mënyrë ideale për t’u çlodhur, të rifituar intimitetin. TgCom24