• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Ne që kemi mbetur…!

12:47 : 12/09/2018
në OP-ED

NGA ARTAN FUGA

Ikën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edhe Haxhi Qamili. Iku Selam Musai, vate koha edhe për Themistoklin. Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë, dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë, i vetëbërë mbret shqiptar, Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad, mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.

Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore. Gjithçka në tru ka zënë skorje, Mall rrethinash Elbasani. Prodhim shkretëtire e Gobit, me etiketë anglosaksone. Ose edhe ca të tjerë dru me pre!

Ikën gjeneralët, mbetën kapterrët, ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet. Ikën traktoristët, Ikën kombajnerët! Madje ikën edhe shoferët të skodave Albania, kontrabandistët, Mbetën analistët, Ikën ata që dinin latinisht. Ikën dhe osmanologët. Ikën ata të greqishtes së lashtë, ikën përkthyesit e kinezçes ikën për belà edhe ata që dinin rusisht.

Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer veprat e mëdha të artit botëror. Tani mashtruesit përkthejnë rrëmbimthi me google translator.

Lexo edhe:

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

Ikën ata që hekurudha dinin të ndërtonin, ikën edhe ata që operonin, Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg, ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehur. Ikën dhe besimtarët, mbetën ne nga vdekja frikur.

Ikën dashnorët e serenatave, ikën vajzat që kishin frikë mamatë, ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë. Mbetën T-shirt-et uniseks. Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat. Mbeti preshi. Dhe kastraveci i rritur në furgone me hormone. Iku dhe Bulevardi i Korçës, mbetën kërnackat korçare,
me kullën idiote.

Iku velenca prej leshi. Iku edhe guna e grrisur mbi tela, Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë, ne llotaxhinjtë, që në dimër ankohemi nga të ftohtit, ne që ruajmë votat që kemi vjedhur, ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”. Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.

Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim: “Shqipëri të kam lënë pendët!”. Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot! Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :”Kam vendosur të jetoj këtu”! Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta. Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.

Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh! Dhe ne që na kafshojnë qentë! Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026
AKTUALITET

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026
Para

Babai "monstër" përdhunonte vajzën prej 16 vitesh, rrëfehet gjyshi: Dy fëmijët e tjerë i përzuri, mbajti të madhen...

TË GJITHA

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş