Gruaja shtatzënë gjen miun e ngodhur në supë në restorant

Lexo edhe:

Një restorant popullor është mbyllur pasi një grua shtatzënë gjeti një mi të ngordhur në supën e saj.

Ajo bëri zbulimin e tmerrshëm ndërsa po darkonte të enjten me bashkëshortin në  Xiabu Xiabu, një zinxhir fast food-esh në Kinën lindore.

Por kur çifti lajmëroi stafin për miun e ngordhur, çifti pretendoi se punonjësit i ofruan para për të abortuar fëmijën.

“Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë,”-i kishte thënë stafi i restorantit.

Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimin pasi gruaja e tij përfundoi kontrollet në spital.

Restoranti është mbyllur derisa procedurat hetimore vazhdojnë.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, zinxhiri i restoranteve tha se gjithmonë ka vënë theks të veçantë në sigurinë e ushqimore dhe do të bëjë çdo përmirësim të nevojshëm.

 

Lajme të lidhura

Para