• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e informatorit të policisë, si u justifikuan në gjyq babë e bir: Ne ishim …

11:05 : 11/09/2018
në AKTUALITET

Të arrestuarit për vrasjen e Alket Muhos në fshatin Rabije të Memaliajt nuk kanë pranuar akuzën as dje në seancën ku do të jepej masa e sigurisë.

Babë e bir, Hetem dhe Dino Muho, dolën para trupit gjykues ku iu komunikua masa “arrest me burg’. “Nuk jemi ne autorët e kësaj vrasje. Kisha shkuar bashkë me djalin që të shihnim nënën time që jeton aty në fshat, pasi ne banojmë në Çukë të Sarandës. Nuk kemi asnjë lidhje me atë që ka ndodhur”, është shprehur dje para trupit gjykues 59- vjeçari Hetem Dino.

Edhe djali i tij 20-vjeçar, Dino Muho, ka mohuar të ketë lidhje me këtë krim. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se një ndër provat e forta mbetet mungesa e një çifteje që Hetem Muho e kishte me leje. Por, ditën e arrestimit, ai ka deklaruar se nuk e kishte më armën pasi i kishte humbur.

Akti i ekspertimit ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka disa plagë plumbi kallashnikovi dhe vetëm një plagë me çifte. Burime nga Prokuroria pohojnë se kanë dyshime të forta për autorësinë e dy të akuzuarve, ku përfshihen edhe kundërthëniet e tyre. Por, pa specifikuar më tej në lidhje me deklarimet që kanë dhënë babë e bir për hetimorët. Ndërkaq, këta të fundit theksojnë se nuk përjashtojnë asnjë pistë tjetër të mundshme në lidhje me krimin e rëndë, duke nënkuptuar edhe atë se 43- vjeçari mund të jetë ekzekutuar për hakmarrje, pasi ai ishte informator i Policisë për parcelat që mbilleshin me hashash.

Gjithsesi, kjo pistë nuk konfirmohet zyrtarisht nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Dy të akuzuarit u mbrojtën dje nga një avokat kryesisht, pasi askush nga të afërmit e tyre nuk është paraqitur në Gjykatë. Tashmë, ndaj Hetem dhe Dino Muhos rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Lexo edhe:

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

Ngjarja ku mbeti i vrarë Alket Muho ndodhi në tokat e tij. Ai po fliste në telefon me bashkëshorten e tij, kur kjo e fundit ka dëgjuar teksa ai tha “çfarë bëni kështu more çuna?” dhe më pas dëgjoi krismat. E shoqja ka shkuar menjëherë në vendin ku ai ndodhej dhe e ka gjetur pa jetë. Janë rreth 20 plumba që kanë përshkuar trupin e tij, çka i morën edhe jetën. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi Policia zbuloi 5 parcela të mbjella dhe arrestoi dy persona në zonën ku jetonte viktima.

Vjehrri i viktimës, shtetasi Riza Ardina, nuk e mohoi që dhëndri i tij të mos jetë implikuar me hashashin në këtë zonë. “Ai (Alketi) e ka pasur shok atë që u kap me hashash. Parvjet u zu me të se ai e akuzonte se i kishte vjedhur hashashin. Por, në fakt, ia kishte vjedhur nipi i tij dhe u sqarua kjo situatë mes tyre. Ky shoku i tij është kapur me hashash”, u shpreh vjehrri i viktimës. Megjithatë, ai këmbënguli se vrasja është kryer për shkak të konflikteve që ka pasur për pronat. Ndërsa i ati, Gjolek Muho, u shpreh një ditë pas ngjarjes se i biri nuk kishte asnjë konflikt.

Deklarata e babë e bir
“Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”. Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43- vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës. Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishme, pasi aty kanë vendlindjen si dhe nënën e gjyshen e familjes.

“Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time”, mësohet të ketë deklaruar në Polici 59- vjeçari Hetem Muho.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026
AKTUALITET

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026
Para

Ekzekutimi i dy personave në lokal, shqiptari ndryshoi dëshminë: Nuk i vrava unë, e mora krimin përsipër sepse…

TË GJITHA

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

11:09 : 06/06/2026

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş