• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Zbulimi” i Ramës/ Gjetani shpëton ministrat nga shkarkimi

15:57 : 08/09/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrat e kabinetit “Rama” prej 3-4 javësh gjendeshin nën ethet e lajmeve të penetruara nga zyra e kryeministrit, se do të kishte lëvizje qeveritare. Kjo skemë, e përdorur edhe më parë, duket se kënaq trillet e kryeministrit Edi Rama. Ai shton në këtë mënyrë notat e servilizmit nga ministrat, duke i vendosur ata nën pushtetin e tij absolut.

Kjo ishte situata gjatë periudhës Korrik-Gusht, ku ministrat kërkonin të shihnin nëse ishin në radarin e kryeministrit për t’u larguar nga karriget e tyre. Nga ana tjetër, të tjerë ofiqarë socialistë rritën pritshmëritë e tyre për të marrë një post qeveritar.

Por, e gjithë situata “e ankthshme” e ministrave përfundoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, zhvilluar këtë fundjavë. Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit të partisë bëri një shkarkim. Ai largoi nga grupi parlamentar i PS-së deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Shkakun për largim ia dha vetë Gjetani, pak orë para mbledhjes së Asamblesë, duke e ndihmuar në këtë mënyrë Edi Ramën që të gjente dikë për ta “djegur”. Gjetan Gjetani, një ish-polic Komisariati, u rrit në detyrë në mandatin e parë të Edi Ramës, duke u zgjedhur si drejtues i Hipotekës së Kurbinit. Më pas, në zgjedhjet e vitit 2017, ai u zgjodh deputet.

Gjetani nuk shquhet publikisht as për nivel politik dhe, aq më tepër, për rol vendimmarrës. Ai u kandidua, për shkak të fisit të madh në Kurbin. Pra, ai siguronte vota dhe kaq i mjaftonte Edi Ramës për ta caktuar si kandidat fitues në listën e deputetëve.

Lexo edhe:

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

Këtë duket se e ka ditur shumë mirë edhe Gjetani, i cili, pas zgjedhjes si deputet, ka dëshmuar oreks të madh për punësime në administratë, siç u shpreh Edi Rama. Kërkesat e Gjetanit kanë shkuar deri në caktimin e drejtuesve të Policisë në Kurbin.

Kjo ishte shumë e qartë, kur, vetëm disa orë para Asamblesë Kombëtare të PS, deputeti Gjetani, i cili deri më tani njihej shumë pak publikisht, bëri një deklaratë të fortë kundër policisë lokale në qytetin e tij.

Duke marrë shkas nga disa ngjarje kriminale të ndodhura ditët e fundit në Kurbin, Gjetani shkroi në rrjetin sociale facebook se policia në Kurbin është një hallkë e paaftë dhe e korruptuar. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani ka paralajmëruar se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

Kaq ka mjaftuar që Gjetani të shndërrohet në “kokën e turkut” të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Edi Rama e deklaroi shkarkimin e tij në fjalimin e gjatë para strukturave drejtuese të PS-së.

Lajme të lidhura

BOTA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025
BOTA

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025
Para

Berisha: I arrestuari në Shkodër darkë me shefat e policisë (FOTO)

TË GJITHA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com