Nuk jeni vetëm nëse po mendoni për të ndërruar punën ose për të filluar një biznes të ri dhe të hidheni në korporatën Amerikane. Por si t’a krijoni jetën që e dëshironi kur keni fatura për të paguar, ushqim për të vendosur në tavolinë dhe për të mbajtur familjen? Duhet të bëni plane para se të bëni këtë hap.
Nëse ju tërheq ideja që të jeni shefi i vetes ose ai i cili krijon punët për të tjerët, këto këshilla do ju ndihmojnë të krijoni jetën që e dëshironi pa e rrezikuar atë të tanishmen.
Vendosni se cili është pasioni juaj në jetë
Cila është ajo gjë, karriera ose biznesi, që me të vërtetë e dëshironi? Nëse e dini se cilat janë qëllimet në jetën tuaj, mund të planifikoni duke vënë objektiva realiste dhe të matura për t’i arritur ato. Mos i mbani këto pasione në kokën tuaj.
Shkruajini ato. Jepini vetes kohë. Merrni vendim që të filloni diku. Sapo të filloni të vendosni këto gjëra në letër, çdo ide tjetër për burimet e nevojshme për të realizuar ëndrrën tuaj do të fillojnë të shfaqet.
Mos mendoni, veproni
Veprimi sjell rezultatin. Rezultati sjell më shumë veprime. Ju mund të krijoni vetëm kur bëni një lëvizje, për shkak se shpejtësia krijohet përmes veprimeve. Kështu që veproni!
Nuk mund të shihni rezultatet deri sa të tejkaloni frikën e fillimit të diçkaje dhe pastaj filloni të merrni hapin e parë që në të vërtetë të krijoni një biznes, projekt të ri ose të ndërtoni jetën që e dëshironi.
Gjëja e vetme më e keqe se dështimi është mos fillimi.Ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në zonën e tyre të rehatisë dhe nuk ndërmarin veprime por ende ankohen për jetën e tyre. Mos u bëni njëri nga këta njerëz. Një hap i vetëm ju afron në karrierën tuaj të ëndrave. Kështu që, mos e nënvlerësoni fuqinë e veprimit, sado i vogël që është.
Dhe mbajeni në mend, nuk keni pse të lini punën tuaj të tanishme për të realizuar idetë tuaja. Caktoni kohën më të përshtatshme jashtë orarit të punës për të përfunduar diçka. Ju madje nuk keni nevojë t’i bëni të gjitha vetëm. Ju mund të kërkoni ndihmë ose të përfshini dikë tjetër.
Vendosni kufij të qartë
Provoni dhe sigurohuni që puna dhe projekti juaj personal nuk përzihen me njëra tjetrën. Mund të bëhet problem kur përdorni burimet e kompanisë tuaj për të filluar projektin tuaj të ri, dhe shefët tuaj nuk do t’a tolerojnë këtë. Ndani këto dyja që t’i bëni gjërat më të lehta për veten.
Planifikoni ndryshimin tuaj
Sapo të vendosni të filloni projektin tuaj të ri për të ndërtuar biznesin e ëndrrave, në një pikë duhet të merrni vendimin e guximshëm që t’i përkushtoheni shumë. Sigurohuni që keni planifikuar mirë para se të bëni atë lëvizje të rëndësishme.
Shumë njerëz vazhdojnë ta shtyjnë atë vendim për një kohë të gjatë, shpesh për shkak të arsyeve të sigurive financiare. Është e kuptueshme, veçanërisht kur keni fatura për të paguar dhe familje për të mbajtur.
Pra, pika e rëndësishme këtu është që vendimi për t’u larguar nuk duhet të merret lehtësisht. Vëzhgoni me kujdes progresin tuaj. A keni kontakte domethënëse me ata të cilët mund të jenë klientë ose përkrahës kur të filloni? Kur mund t’a lansoni? Cili është faktori juaj më i rëndësishëm i suksesit? Dhe a e keni atë nën kontroll?
Nuk do të ketë tregues të qartë se kur duhet të kaloni plotësisht në projektin e ri. Por herët ose vonë do ju duhet të kaloni nga pozita juaj e tanishme për të krijuar jetën që dëshironi.