• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Far West në Shkodër/ Policia hyri dhe doli nga Shkodra, asnjë arrestim për vrasjet

15:10 : 06/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shkodrës, e më pas edhe Prokuroria e këtij qyteti, shpallën fitoren në operacionin e zhvilluar në qytetin verior, i tronditur së fundmi nga vrasjet dhe rrëmbimet. Në deklarata të njëpasnjëshme publike, autoritetet ligjzbatuese deklaruan se janë arrestuar 4 persona dhe janë gjetur disa armë. Vetëm kaq.

Në një njoftimet mediatike të Policisë dhe Prokurorisë, në mënyrë dinake, është mbajtur fshehur vepra penale për të cilën janë arrestuar Ilir Bajri (Rustemi), Astmer Bilali, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç. Emrat e këtyre personave gjenden në një tekst publik të Policisë, i cili është i mbushur më shumë me vetë-lavdërime, sesa me prova dhe fakte.

Operacioni policor, siç u deklarua edhe nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u zhvillua për të zbuluar autorët e vrasjeve të ndodhur në 3 muajt e fundit. Por, nga të dhënat e bëra publike nga Policia, rezulton se ata janë arrestur thjesht dhe vetëm për armëmbajtje pa leje. Madje, edhe për këtë vepër, nuk është dhënë asnjë detaj se cilat prej armëve u janë kapur personave të arrestuar.

Lexo edhe:

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

Këto detaje të munguara, ndoshta mund të sjellin si rrjedhojë që disa prej të arrestuarve të lirohen shumë shpejt, për mungesë provash. Por, edhe nëse ata qëndrojnë në burg, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar për vrasjet apo rrëmbimet e ndodhura në Shkodër. Pasi, nëse do të ishin gjetur provat për këto krime të rënda, natyrisht, Policia dhe Prokuroria nuk do të hezitonin aspak që t’i publikonin në njoftimet e tyre vetë-lavdëruese.

Shkodra është një prej zonave më të nxehta kriminale të Shqipërisë. Kontrolli kriminal në qytetin verior është në duart e një grupi, i cili rezulton se ka lidhje të fuqishme me eksponentë të maxhorancës socialiste. Në periudhën qershor-gusht 2018, në Shkodër janë kryer 6 krime të rënda, një pjesë prej të cilave në zona të populluara. Por, për asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk janë zbuluar, deri më tani, autorët e tyre.

Opozita nisi sezonin e ri politik pikërisht nga Shkodra, duke i përcjellë një mesazh të fortë qeverisë se ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë nismë parlamentare, derisa qeveria të shkëpusë lidhjet e saj nga krimi dhe kriminelët. E, sipas opozitës, nëse qeveria vendos të vijojë bashkëjetesën me grupet kriminale, atëherë është detyra e saj dhe e qytetarëve që të marrin në dorë fatet e vendit.

Pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër, në ditën e hapjes së sesionit të ri parlamentar, drejtuesit politikë të Policisë së Shtetit vendosën që të zhvillonin një operacion në kryeqendrën e Veriut. Për rreth 48 orë, forcat të blinduara policore hynë në lagjet më problematike të qytetit. Qëllimi i deklaruar ishte zbulimi i autorëve të krimeve të rënda, përfshirë vrasjet dhe rrëmbimet.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit, e mbështetur publikisht edhe nga Prokuroria, nuk deklaruan asnjë rezultat për personat e dyshuar në krimet e rënda. Zyrtarisht, Policia renditi sekuestrimin e 3-4 armëve zjarri, si edhe disa makina të blinduara. Pra, i gjithë “mega-operacioni”, në fakt kishte si rezultat shifrat e thjeshtë një veprimtarie rutinore policore.

E vetmja e re në këtë operacion ishte fakti që Policia hyri në dy lagje kryesore të Shkodrës, në të cilat kishte muaj që nuk guxonte të afrohej. Këtë nismë e ndërmori vetëm pas presionit të opozitës. Të paktën, Xhafaj dhe policia ndjejnë presionin opozitar për të kryer detyrën e tyre.

Të Enjten, opozita zhvilloi të njëjtin format takimi në Elbasan. Me shumë mundësi, qytetarët e Elbasanit do të ndjejnë, për të paktën 48 orët e ardhshme, praninë e policisë në qytet. Sa për rezultat, ashtu si në Shkodër, edhe në Elbasan nuk pritet të ketë suksese të mëdha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
AKTUALITET

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025
Para

Shqipëri-Izrael, policia del me deklartë të rëndësishme

TË GJITHA

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

20:49 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com