Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila zhvillohet në pallatin e kongreseve.
Sipas informacioneve, mbledhjen e kryeson Kryeministri Edi Rama.
Po ashtu sot mësohet se do të ketë zhvillime dhe nga partitë opozitare, pasi dhe LSI ka lajmëruar një mbledhje të Grupit Parlamentar. Ndërsa në orën 11 do të ketë dhe një komunikim për mediat.