• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

E vërteta/ Ja çfarë bën socialistët në vitin e parë të “Tepsisë”

10:06 : 28/08/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Taulant Balla, njeriu që rrezikon më së shumti pozitën e tij të lartë politike për shkak të lidhjeve të ngushta miqësore dhe mbështetjes që i ka dhënë ish-narko-trafikantit, tashmë biznesmen ndërtimi, Mond Bego, ka publikuar në profilin e tij në rrjetit social “arritjet”, sipas tij, të maxhorancës socialiste në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës.

Balla, i cili prej ditës që pranoi publikisht miqësinë familjare me Mond Begon, nuk ka dalë në publik, ka zgjedhur grafiqet, shifrat e tabelat për të treguar se Partia Socialiste ka punuar shumë për të mirën e vendit.

Por, në fakt, ja cilat janë “arritjet” më të mëdha të maxhorancës socialiste, e cila mori “Tepsinë” e qeverisë, pas një procesi elektoral të karakterizuar nga blerja masive e votave:

Lexo edhe:

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Vetëm me votat e saj, Partia Socialiste zgjodhi anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke përjashtuar opozitën nga procesi i Reformës në Drejtësi, për të cilin Kushtetuta Shqiptare parashikon konsensus nga të gjitha palët politike.

Vetëm me votat e saj, Partia Socialiste përzgjodhi anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy struktura shumë të rëndësishme që kanë në dorë karrierën e njerëzve të drejtësisë. Madje, për disa nga të përzgjedhurit e tyre, shumica socialiste hodhi poshtë edhe sugjerimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), i cili shprehu rezerva të theksuara për integritetin e tyre.

Me votën e saj, Partia Socialiste shënoi rekordin e parë negativ në historinë e parlamentarizmit shqiptar-nëpërmjet votës politike, ajo mbrojti ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, përballë kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij, si i dyshuar si bashkëpunëtor me organizatën e narko-trafikut, Habilaj.

Vetëm me 69 votat e saj, në kundërshtim të plotë me frymën kushtetuese, Partia Socialiste zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, e cila po ua kthen “nderin”, duke mos i ngacmuar aspak.

Vetëm me votat e saj, Partia Socialiste në Parlament vijoi të miratojë çdo procedurë dhe konçension të tipit Partneritet-Publik-Privat (PPP), përkundër kritikave dhe shfaqjes mosbesuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe organizmave të tjerë financiarë ndërkombëtarë për këto lloj kontratash.

Vetëm me votat e saj, Partia Socialiste miratoi ligjin e shumë debatuar që lejon prishjen e Teatrit Kombëtar, për t’ia dhënë truallin në qendër të Tiranës, një kompanie private që parashikon ndërtimin e një kompleksi kullash.

Si një trup i vetëm politik, socialistët mbrojtën në Parlament Taulant Ballën, kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e shënjestroi si njeriun që kishte dalë garant për mbërritjen në Shqipëri të disa milionë eurove, për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal në Elbasan, në bordin e automjeteve Toyota Yaris
Me qëndrimin e saj politik, maxhoranca socialiste mbështeti fuqishëm në Parlament Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili rezultoi se ka mbrojtur vëllain e tij, Agron (Geron) Xhafaj nga vuajtja e dënimit në Itali, për veprën penale të trafikut të narkotikëve. Mbrojtja vijoi më tej, edhe për akuzat publike se ministri po mbron edhe aktualisht aktivitetet kriminale të vëllait të tij.

Këto janë disa prej “arritjeve” të vërteta të maxhorancës socialiste në Parlament, në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës. Natyrisht, Taulant Balla, në videon e tij propagandistike nuk i ka renditur sa më sipër. Nuk ka renditur as faktin që ai, si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është nën akuzë publike dhe politike se ka mbrojtur dhe mbështetur Mond Begon, një të dënuar me 20 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, si pjesë e bandës së të dënuarit famëkeq, Aldo Bare, i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Lajme të lidhura

BOTA

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025
BOTA

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025
BOTA

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025
BOTA

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025
SHOW BIZ

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025
BOTA

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj: Hera e dytë që vdes

08:22 : 18/06/2025
Para

Testamenti i senatorit amerikan John McCain: Në varrimin tim, të mos vijnë…

TË GJITHA

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj: Hera e dytë që vdes

08:22 : 18/06/2025

Rinumërimi i votave/ Sot hapen kutitë e Tiranës, procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj

08:16 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com