Deputeti i PD solidarizohet me emigrantët në Itali dhe tregon rastin personal

Lexo edhe:

Teksa në Itali mbërrijnë qindra emigrantë nga Afrika, vendi fqinj kërkon mbështetje nga shtetet e tjera. Shqipëria është ofruar për të pranuar disa emigrantë. Ideja mbështet edhe nga deputeti i opozitës, Agron Shehaj, i cili e lidh këtë mbështetje edhe historinë e jetës së tij si emigrant.

Statusi i Shehajt:

Pak gjëra janë më të neveritshme se qeveria shqiptare që bën PR në kurriz të emigrantëve.

Kam qenë vetë emigrant, i ikur me anije, pikërisht në vitin ‘91.  Ëndërronim lirinë dhe Perëndimin dhe ishim të gjithë të trembur se Italia mund të vendoste të mos na mbante.

Nëse në ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar.

Keta pushtetarë mendojnë vetëm se si të blejnë favoret e ndërkombëtarve për të mbajtur pushtetin.

Uroj që këta emigrantë t’ja dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren..

 

Lajme të lidhura

Para