Sevilla ka nënshkruar me mesfushorin e AS Roma, Maxime Gonalons në huazim.
29 vjeçari është nënshkrimi i nëntë i skuadrës nga La Liga këtë verë dhe është zëvendësim i Steven N’Zonzi që kaloi në Romë.
Gonalons ka bërë 16 paraqitje te Serie A për Romën sezonin e kaluar.
Crystal Palace kishte bërë ofertë për 8.9 milionë pound në korrik për Gonalons, por ishte refuzuar, shkruan në ndërkohë Sky in Italy.