• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulisat/ Donika Prela, mikja-rivale synon postin e Arta Markut

10:59 : 20/08/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Donika Prela është prokurorja që ka shënuar rritje në karrierë më shumë se kushdo tjetër që kur Edi Rama i dhuroi Arta Markut postin e Kryeprokurores së Përkohshme. Prokurorja Prela ishte një emër i panjohur deri kur, mikja e saj, Marku, e caktoi, në kundërshtim me ligjin shefe të Prokurorisë së Durrësit, në janar 2018.

Vetëm 4 muaj më vonë, po në shkelje të ligjit, Arta Marku e katapultoi Donika Prelën në pozicionin e drejtueses së strukturës më të rëndësishme hetimore, Prokurorisë për Krime të Rënda. Pas një ngritje të paparashikuar, tashmë Donika Prela ka hedhur vështrimin drejt karriges së mike-shefes së saj.

Arta Marku nuk ka kaluar asnjë ditë të qetë në krye të Prokurorisë, pasi opozita kundërshtoi zgjedhjen e saj vetëm me 69 votat e maxhorancës. Nga ana e saj, edhe Marku nuk ka bërë asnjë përpjekje për të treguar se nuk është peng i forcës politike që e zgjodhi.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

Ajo duket e bindur se do të qëndrojë në atë detyrë, pavarësisht mungesës së theksuar të vullnetit për të hetuar korrupsionin dhe lidhjet qeveritare me krimin. Në krah të saj qëndron “krahu i juristëve” në Partinë Socialiste, të udhëhequr nga miku i vjetër i Arta Marku, Ulsi Manja.

Por nuk po qëndron pasive as Donika Prela, e cila ndjen se toka nën këmbët e Arta Markut mund të lëkundet fuqishëm gjatë vjeshtës. Një kompromis i mundshëm politik për të vendosur në vijë Reformën në Drejtësi, e sheh Arta Markun jashtë planeve të dakordësisë mes partive.

Këtë situatë po synon të shfrytëzojë Donika Prela. Por, ndryshe nga mikja e saj, Arta Marku, e cila shpreson në mbështetjen dashamirëse të Ulsi Manjës, Prela ka zgjedhur rrugën e ashpër. Ajo po synon që të ushtrojë presion mbi Vangjush Dakon, një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, e, në këmbim, shpreson të marrë postin e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Donika Prela, gjatë muajve që drejtoi Prokurorinë e Durrësit, nisi hetime për disa zyrtarë të rëndësishëm në institucionet lokale të qytetit bregdetar, njerëz të cilët njihen si bashkëpunëtorë të ngushtë të Vangjush Dakos.

Madje, Prela, tentoi që, me një goditje të vetme, të arrestonte 4 drejtorë të rëndësishëm në Durrës. Por, veprimet hetimore të prokurorëve të drejtuar prej saj ishin të dobëta dhe u rrëzuan në gjykatë. Gjithësesi, Prela e dha sinjalin se ajo do të tregohej e ashpër me Dakon. Për shumë njerëz, ky veprim i “rreptë” i Donika Prelës në Durrës nuk ishte aspak më shumë se sa një presion që ajo po i bënte Dakos.

Në Durrës nuk ia arriti qëllimit. Por Prela nuk është ndaluar të vijojë këtë linjë edhe në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda. Pasi krijoi një bërthamë me prokurorë që i binden, Donika Prela ka nisur hetime për të njëjtët persona nga Durrësi, si edhe për disa të tjerë, duke i lëshuar kështu sinjale të reja Vangjush Dakos.

Njerëz pranë kryebashkiakut të Durrësit janë të bindur se, në vijim të këtyre veprimeve hetimore, Prela shpreson që Dako të ndërhyjë te kryeministri Rama për caktimin e saj si Kryeprokurore, pas largimit të mundshëm të Arta Markut. Në këtë mënyrë, Prela siguron pushtetin dhe Dakos e njerëzve të tij nuk u krijohet asnjë shqetësim.

Donika Prela duket se ka zgjedhur një moment interesant për t’i bërë presion Vangjush Dakos. Nëse ajo siguron arrestimin e disa bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, ky zhvillim mund të dobësonte ndjeshëm pozitat e Dakos para zgjedhjeve lokale të verës së vitit 2019.

Këto duket se janë, të paktën, planet që përflitet se ka hartuar Donika Prela, e cila, mendon se tashmë është momenti më i mirë për t’i dhënë një goditje pas shpine mikes së saj, Arta Marku.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:41 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025
AKTUALITET

Diell deri në mesditë, pasdite shfaqen vranësirat/ Si parashikohet moti për sot

08:07 : 05/09/2025
AKTUALITET

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

07:58 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025
Para

Prençi: Dërgova raportin me 33 urat e rrezikshme në Shqipëri, as përgjigje nuk më kthyen. Kompanitë kanë marrë peng shtetin

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:41 : 05/09/2025

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025

Diell deri në mesditë, pasdite shfaqen vranësirat/ Si parashikohet moti për sot

08:07 : 05/09/2025

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

07:58 : 05/09/2025

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com