• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

919 banorë i drejtohen Ramës me emra, zyrtarja e lartë po nga grabit pronat!

11:14 : 16/08/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

919 banorë të fshatrave të Rrajcës dhe Skëndërbeut i janë drejtuar me një peticion kryeministrit Edi Rama.

Ata i janë drejtuar redaksisë së Dritare.net ku kanë dokumentuar të gjithë problemin e tyre, fotot dhe peticionin që ata kanë nënshkruar.

Banorët e këtyre fshatrave, shkruajnë se pronat e tyre po u vidhen nga puhstetarët të cilët banorët i përmendin me emra, dhe tregojnë se çfarë po bëjnë ata njëri-pas tjetrit, ku sipas tyre po kryejnë një krim, me pronat e tyre kadastrale të trashëguara nga të parët.

Banorët akuzojnë, kryetaren aktuale të Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, ish drejtorin e Zonave të mbrojtura Elbasan Fatmir  Brazhda, drejtorin  e  përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit  Zamir Dedej, që sipas banorëve me firmat e tyre po u vjedhin atyre pronat dhe pasuritë që gjenden në to.

Lexo edhe:

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

Banorët gjithashtu shprehen të shqetësuar për pasuritë minerale dhe bimore të cilat po grabiten.

Më poshtë Drtiare.net publikon letrën e plotë fotot dhe pjesë nga peticioni që banorët i kanë dërguar kryeminstrit.

 

Drejtuar : Kryeministërit  të  Shqipërisë Z.Edi  RAMA

I nderuar z.Kryeminister

Ne 919 (nëntëqid e nëntëmbëdhjetë) firmëtarë  te fshatrave te Rrajces  dhe  Skënderbeut  po ju drejtohemi ju me anën e këtij peticioni  ku duam të shprehim shqetësimin tonë lidhur me padrejtësinë e madhe  që pushtetarë të këtij vendi  po na bëjnë me pronat tona  kadastrale  të trashëguara në shekuj nga të parët tanë. Ajo që na bën të reagojmë ashpër është se pushtetarë të votuar nga Ne abuzojnë me votën tonë duke e keqpërdorur atë për qëllimet e tyre personale. Me vulën e shtetit  vulosin dokumenta  vetëm për të vjedhur e grabitur pronat tona kadastrale të cilat ndodhen si brenda kufirit shqiptar dhe vazhdojnë dhe në territorin  e Maqedonisë.  Në këtë tjetërsim dhe grabitje të pronave  tona kadastrale janë përfshirë komisionerë të ndarjes së pronave ,punonjës të kadastrës ,kryetarë komunash ,kryetarja aktuale e Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, ish drejtori I Zonave të mbrojtura Elbasan z. Fatmir  Brazhda, drejtori  i  përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit  z. Zamir Dedej .

Kryetarja aktuale e Bashkisë znj. Miranda Rira  që  është  edhe  drejtuesja kryesore  e aprovimit  të  kësaj  grabitje  e  cila ,pa na pyetur  fare ne si  banorë as të zgjedhurit tanë vendor kryepleqtë dhe Këshillin  Bashkiak, por  me  një  dokument  shkresor   të  lëshuar  fshehurazi   më  datën  27.07.2017 me nr. protokolli  526/1  të  firmosur  dhe  vulosur  nga  kryetarja  dhe  Administratori  I  saj  jep  të  drejtën  firmës  në  fjalë  për  tu  futur dhe shkatërruar pronat tona kadastrale.Ku  prej  muajsh  ky  person  me  një  brigadë  njerzish  nga  fisi  I   tij  shkuli  nga  rrënjët  dhe  përvetsoj   gjithë  bimët  e  rralla  medicionale,  përfshi  këtu   edhe  bimën  e  shafranit , si  bima  më  e  shtrenjtë  sot  në  botë,  që  në  gjuhën  e  popullit  këtu,  njihet  si  lule  kaçja. Jo  vetëm  kaq   por  mbas  kësaj  masakre,  filloi  ofensivën  tjetër ku  me  katër  traktorë  e  fadroma  nisi  shkatërrimin  e  lëndinës  së  rryenit  tokës   tonë  kadastrale,  që  mbillej  prej  të  parëve  tanë  elb,  thekër  dhe  patate.  Por  duke  qënë se fshatrat e  kësaj  zone  nuk  kishin  asnjë  mundësi  tjetër  për  të  mbarshtruar  blektorinë  u detyruan të lënë  tokat  e  bukës  kullotë të përbashkët  pa  ndryshuar  aspak  kufijtë   ekzistues  midis  fiseve  të  vjetra  Rrajcare.  Çdo  banor  I  kësaj  zone  ka  të  drejtë  të  lëvizin  lirshëm  në  të  gjithë  teritorin  për  të  gjitha  hallet  dhe  nevojat  që  ai  ka  pa  I  thënë  kush  as  gjënë  më  të  vogël.  Ky  shkatërrim na ka  lënë në  rrugë   të  gjitha  bagëtitë  na  kanë  izoluar  malin  dhe  ujin  për bektorinë, por  jo  vetëm  kaq   por  në  këtë  shkatërrim  prej  dhjetra  hektarësh  ka  ndodhur  edhe  masakra  më  e  madhe  mjedisore  në  këtë  zonë  ku  janë  shkulur  dhe vazhdojnë të shkulen nga  rrënjët  me  mijëra  bimë medicionale  dëllinja  e  zezë.Gjithashtu në pronat tona ka ndërtuar objekt me bazamet betoni me arkitrarë metalikë e  panele diellore ku  vazhdon  zgjerimin  dhe  ndërtimin  e  objekteve  të  tjera.

-ish Drejtori  I  zonave  të  mbrojtura  Elbasan z. Fatmir  Brazhda   I  cili  mbasi  ja  arriti  qëllimit  me  tjetërsimin  e  pronave tona kadastrale  si  shpërblim  për  misionin  e  kryer  u emërua  Drejtori I   Hipotekës  atë  që  tjetërsoi  dhe  grabiti  tani  ta  hipotekojë.

-në   këtë  aferë i  përfshirë  edhe  drejtori  i  përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit  z. Zamir Dedej I cili me firmën e tij ka aprovuar tjetërsimin dhe grabitjen masive të këtyre pronave  shekullore  dhe shkatërrrimin më barbar të mjedisit  ku  pajmet  filmike  e  pasqyrojnë  më  mirë  këtë  masakër.

 

  1. Kryeministër

Ne  Rrajca jemi nga fshatrat me numur më të madh të popullsisë  në  shkallë  vendi dhe me sipërfaqe toke  më  të vogël për frymë  të  popullsisë 400m2 e cila shtrihet deri në lartësinë 1100m mbi nivelin e detit  ku pjesa më e madhe ka një pjerrësi  deri  në  70. Dhe  atë sipërfaqe toke që kemi një pjesë të saj na e ka zënë hekurudha dhe nuk kemi marrë asnjë lloj kompesimi .Një pjesë  tjetër  na e ka  zënë liqeni,i cili ëshë i gjithi në pronat tona kadastrale  dhe nuk  kemi  marrë  asnjë  lloj  kompesimi  dhe  në  vend  që  ta  menaxhojmë  Ne  këtë  pasuri  e  menaxhojnë  të  tjerë  që  skanë  lidhje  fare  me  Rrajcën

Uji  I tunelit  del  në  fshatin  tonë  dhe  ne   na  thahen  prodhimet ndërsa  të  tjerët  që  s’janë  fare  pjestarë  të  fshatit  tonë  njëri  ka  ndërtuar  vaska  peshku  dhe  tjetri  ka  ngritur  e  bën  biznes  me  ujin  Rrajca  në fshatin tone;

Dogana e Qafë thanës  është në pronat tona kadastrale  të bashkëfshatarëve  tanë  ku  shteti vjel çdo vit miliona euro  dhe ne si fshat  asnjë  lloj të ardhure ,pronarët e kësaj prone asnjë lloj kompensimi, asnjë lloj ndihme por jetojnë në varfëri  të tejskajshme . Në doganën e Qafë Thanës  në vend që të kemi  Ne prioritet për tu punësuar  ,ajo mbahet padrejtësisht nga Bashkia e Pogradecit  që s’ka lidhje fare me të , pasi pronat e tyre janë me kilomerta larg saj;

Mineralet kjo pasuri e madhe kombëtare po grabitet çdo ditë, ku fshatarëve tanë u kanë shkatërruar pronën dhe për ta asnjë lloj kompensimi apo favori për punsim. Vazhdon pa pushim në sinorët e Rrajcës nxjerrrja dhe grabitja e mineralit të  kromit këtij metali të çmuar, këtë  pasuri kombëtare  që po e marrin vetëm një grusht njerëzish të pushtetshëm.Këto zullume I krijojnë në bashkëpunim me zyrat kadastrale ku I tjetërsojnë pronat duke përfituar e duke u mbështetur tek ligji famkeq 7501  që  do të mbetet  si ligji më I zi për kombin shqiptar pasi deri tani ka shkaktuar me mijëra viktima për pronat e tyre dhe pushtetarët e këtij vendi janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka  sikur e gjithë popullsia të zhduket prej këtij ligji ,vetëm pronat e tyre që I kanë grabitur popullit të mos u preken .Pse duhet të zbatohet  ky ligj  në  fshatrat  tona të  Rrajcës  ku të gjithë banorët janë në tokat e tyre ,vetëm pak familje dallaverexhinjsh  që  nuk  kanë  marrë  pronat  e  tyre se nuk u interesojnë , por  kanë hyrë në pronën e të tjerëve duke bashkëpunuar me komisionerët dhe  punonjësit  e  kadastrës. Specialistet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Mjedisit duhet te vijnë me harta në  dorë dhe  të ballafaqohen me Ne popullin e Rrajcës dhe Skënderbeut  per rregulloren që përcakton qartë distancat midis pronës së fshatit,mushafit të fshatit dhe kullotës pyjore ,pasi vitet e fundit tendenca për grabitje po ben që emërtimi kullotë pyjore të na vijë në prag të derës dhe pylli që është mushaf I fshatit të quhet shtetëror .

 

  1. Kryeministër

Ne banorët e fshatrave  të   Rrajcës   gjatë  gjithë  këtyre  viteve  të  të  ashtuquajturës  Demokraci   me mbi 4000  votat tona  kemi bërë deputetë  e  të pushtetshëm gjithë jabanxhinjtë, pa asnjë lloj merite, vetëm për hir të partisë, dhe tani këta bukshkelur  duan të na rrëmbejnë edhe kafshatën e fundit. Ka një vit që ziejnë fshatrat se grabitqarët po na tjetërsojë dhe grabitin pronat tona kadastrale ,po shkatërrojë kullotën e blegtorisë po na grabitin pyllin që e kemi ruajtur si sytë  e ballit.Kur vjen fushata e zgjedhjeve  nuk lenë gjë pa lëvizur, sa marrin votat  e nuk I shikojmë  më as në fshat as në parlament .

 

Pronat e vjetra të fiseve rrajcare po tjetërsohen dhe po na grabiten në mënyrë më masive  të  pa  parë  e  ndier  ndonjëherë. Pronat tona shiten, blihen, mbivendosen e tjetërsohen pa e ditur fare se kush janë drejtuesit e këtij tmerri të vërtet,këtë e kupton vetëm kur pronën tënde e mbizotëron   tjetri që nuk ka patur lidhje fare as me fshatin e as me vendin.Kjo metodë  ka  vite që po vazhdon  me pronat e rrajcarëve,  atje  ku  pushtetari I vë syrin, kjo pronë do të tjetërsohet menjëherë  duke u bërë  biznes ,karburant,  lokal  apo   fushë drush, apo diçka tjetër e më pas projekt ndërtimi ,dhe pronari I vërtetë  bredh  gjyqeve  që të gjejë  drejtësinë, por zaptuesi  komandon dhe gjykatat.Kjo  vazhdon  për shumë familje rrajcare .

Z .Kryeministër

Rrajca shtrihet në juglindje  të territorit shqiptar.Fati I keq I të parëve tanë që kanë jetuar në këto troje , ka  qënë   rruga hyrëse siç është ajo e Qafë Thanës   që  ndodhet  në  teritorin  e  këtij  fshati  ,  ku  të  gjithë  pushtuesit  e  huaj  që  kanë  shkelur  teritorin  Shqiptar nga  kjo  rrugë  masakrat  e  para  I  kanë  kryer  mbi  fshatin  Rrajcë,  dhe   ky  ka qënë shkaku që Rrajca është djegur e plaçkitur  3 herë  brenda një gjysëm shekulli  dhe themi  se sipas tregimeve të të parëve tanë nuk do të ketë  vend tjetër në territorin shqiptar më të barbarizuar sa Rrajca. Këta pushtues  bënë krime ,barbari  dhe u larguan ,por çfarë t’i bëjmë  kësaj  të  ashtuquajturës  demokraci,  këtyre barbarëve të shekullit XXI që na janë qepur si shushunjat dhe po na pijnë  gjakun  çdo  ditë  duke  na  tjetërsuar  dhe  grabitur  pronat  , po  na  shkatërrojnë   kullotat  e  blektorisë  që  I  kemi  në  pronat  tona  kadastrale ,pyellin, ujin,  dhe  ku  po  shkatërrojnë  në  mënyrë  të  pa  mëshirëshme  bimët  e  rralla  medicionale  me  të  cilat , ne  fshatarët  e  varfër  kemi  mbajtur  familjet  me  bukë , duan të na rrethojnë me gardhe  e të na rrijnë mbi kokë gjatë gjithë jetës  ne dhe pasardhësve tanë.

Ne rrajcarët kemi të trashëguar në breza kulturën ,traditën ,bujarinë  e mikpritjen .Kush pushtetar na e ka marrë për dobësi këto gabohet .Ne jemi fshat që asnjeherë nuk ju kemi sjellë shqetësime fqinjëve tanë, përkundrazi.  Rrajcarët nuk e harrojnë  masakrën e vitit 1924 kur burrat  e rrajcës u prenë  me sopata   me burrat e Veleshtës dhe Belicës  të cilët donin të merrnin Lëndinën e Rryenit , u vranë për këtë  pronë  dhe nuk e lëshuan.  Ardhja  e  demokracisë  na  zuri  në  varfëri   të  madhe ,  problemi  kryesor  buka  e  gojës. Dyndja  jonë  drejt  fshatrave  të  maqedonisë  për  bukë dhe  punë  qe  fatale  për  një  pjesë  nga  Ne .Shumë  burra  e  djem  të  mitur   që  po  ktheheshin  për në  shqipëri  në  afërsi  të  vijës  kufitare u vranë  dhe  u  plagosën  nga  ushtarët  maqedonas , vetëm nga  Rrajca  vranë  9 djem  pjesa  më  e  madhe  të  mitur  dhe u plagosën  me armë 34 të tjerë të  gjithë  bijë  nënash  që  varfëria  për  bukën  e  gojës  ju  kushtoj  jetën .

Ne si  firmëtarë  ngrejmë pyetjen: Se si ka mundësi që qeveritë e  shqipërisë ,parlamentet  gjatë  këtyre  viteve  që  kanë  kaluar  nuk kanë ndërmarrë  asnjë  seancë  të  veçantë  që  ti  kushtohej vrasjes  dhe  plagosjes  së  djemve  të  mitur  të  Rrajcës  nga  ushtarët maqedonas, të  kërkohej  ndëshkim  dhe  dëmshpërblim,  në qoftëse   ligjet  ndërkombëtare  lejonin  një  gjë  të  tillë,  si  për  ato  përtej  kufirit  me  Maqedoninë   edhe  për  ato  në territorin shqiptar që t’ju lehtësohej  sadopak  dhimbja  e  madhe  që  po  ju  bren  shpirtin  çdo  ditë këtyre  nënave  Rrajcare  e më  gjërë.

Ne territorin e kemi të gjithin të ndarë që nga të parët tanë si tokën ,kullotën pyllin ,burimet etj. Të gjitha me emrin e çdo pronari të fiseve të vjetra Rrajcare dhe si fshatra dhe si bashkëfshatarë kemi një harmoni të shkëlqyer,pavarësisht se në këto momente njerëz të veçantë e të veshur me pushtet për hir të interesit te tyre  të  ngushtë  e  personal , për tu pasuruar në dëm e në kurriz të të tjerëve po kërkojnë të na fusin  në vëllavrasje . Këta njerëz I njeh mirë çdo rrajcar,   si pushtetarë që vijnë  e na mashtrojnë  se po lëvrojnë fonde  për rrugë ,ura e kanale dhe pa bërë  5 lekë punë  I marrin përsëri   fondet  mbrapsh . Këta që kanë 20 vjet që na urojnë ta pini gëzuar ujin  e  burimit  pa ngulur asnjë kazmë  në të .

  1. Kryeministër

Lëndina e Rryenit që është thelbi I këtij peticioni që Ne firmëtarët e  fshatrave të Rrajcës po ju drejtohemi. Është tokë kadastrale e trashëguar në shekuj nga të parët tanë e regjistruar në dokumentat e shtetit Shqiptar. Këto prona janë me  emrat e  fiseve  të  vjetra  Rrajcare, të emërtuara sipas vendodhjes, formës natyrore   që  ato  kanë ,apo  me  emërin  e ndonjë  objekti  të  veçantë  që  ndodhet  në  këto  prona  si brenda ashtu dhe jashtë kufirit shqiptar . Pronat  fillojnë me emrat e tyre  lugu i Bogdanit , sora e Miftarit, ara e Isufit, ara e Karajt ,ara e Malës ,ara e Maliqit,pyelli i Maliqit, ara e Beqos, lugu i Boxhës,guri i Barmallkut, Dashit, breg i Boxhës ,lugu I Males ,qarri i Allidrit,gropa e Stojnës ,ara e Miftarit gropa e Bredhit ,ara e Çollakut,ara e Çakos   gorrica e Barmallkut, Dashit,lugu i akos,ara e Dremallës,lugu i Rirës, gorrica e Dremallës,ara e Gegës,,ara e Beqos ,ara e Ballshkashit , ara e Dremallës  ,ara e Hoxhit, arat e Çukut, lugu I Tarushit gropa e Bogdanit , ara e Karajt ,gropa e Metalles,gropa e Maliqit, sora e Çukut ,valti ,ara e Karajt ,qafat e Dashit ,gropa e  Demhanes ,livadhi I Karajt ,ara e Allidrit ,lugu I Hanajve ,arat e Hoxhit ,bregu I Demhanës,ara e Allidrit ,drutë e Karajt ,gropa e Bogdanit dëllinja e Ballshkashit ,ara e Çukutl,lugu I Rirës, Pllozishta, ara e Maliqit ,gropa e Hanajve , guri  I Hanajve gropa e Ballshkashit ,lugu I Laçkës,ara e Almetës, Bushit, ara e Halilit ,ara e Beqos, ara  e  Vaskut, ara e Bogdanit ,ara e Gegës,ara e Stojnës ,  bregu  I  Cokës,murrizi I Karajt, Lera ,ara e Hanajve ,ara e Çollakut,lugu I Bogdanit, ara e Dashit ,gropa e Vlashit ,ara e Gegës, ,ara e Dulës, Mollës ,qafat e Halilit, qafat e Karajt, urdhat e Malës,kumbulla e Boxhës ,arat e Rirës,kroi I Ri, arat e Gegës arat a Almetës, Bushit ,arat e çakos,arat e Bogdanit arat e Çollakut,arat e Miftarit ,arat e Hoxhit,arat e Tarushit,Lajthiza,arat e Çollakut arat e Dremallës,arat e Maliqit, ara e Gegës ,ara e Allidrit ,dystja e Musa Hanës,ara e Çukut,ara e Belanit ,gelqere e Çollakut, ara e Dules,mollës,,arat e Boxhës,bredhi I Hanajve, ara e Gegës,arat e Karajt,lugu i Laçkës etj. Padrejtësia e 1913-tës e coptimit të  kufijëve të Shqipërisë edhe Rrajcës I la një pjesë të territorit të saj përtej kufirit të  Maqedonisë,  ku shumë familje të Rrajcës dhe Skënderbeut kanë pronat e tyre kadastrale  të cilat fillojnë që nga vendodhja e doganave që janë arat Cokës ,arat e Dashit,arat e Hoxhit vazhdon me arë Bllokun  ,arat e Çollakut arat e Hoxhit arat e Allidrit, arat Lackës, arat e Cokës arat e Gegës , arat e Çukut, arat e Dashit ,arat e Dremalllës arat e Halilit arat e Tarushit,guri  Tarushit, arat e Almetës ,arat e Dremallës, arat e Çollakut,ara e Boxhës, Qorsaqi, arat e Hanajve,ara e Miftarit ,koritat e Rrajcës ,gështenjat e Rrajcës etj. që shtrihen deri mbi Ladolisht  në territorin e Maqedonisë. Këto janë fakte të forta të patjetërsueshme që vërtetojnë se Ne rrajcarët  jemi pronarët e Lëndinës së rryenit dhe përtej saj .Këtë duhet ta dinë mirë të gjithë komisionerët ,komunarët, drejtues kadastre, drejtues bashkie të përfshirë në këtë grabitje  të madhe që drejtohet nga pushtetarë të  maskuar që ne populli I Rrajcës e njohim shumë mirë ,këtë kryetar të hajdutëve që nuk po lë mal pa përmbysur për të grabitur mineralet, nuk po lë pyell pa shkatërruar e grabitur,  nuk po lë burim pa shfrytëzuar  dhe nuk po lë  pronë  pa  tjetërsuar  e  grabitur , nuk po lë biznes pa ndrydhur e shtrydhur duke I marrë  deri në 5000 euro në  muaj  çdo  biznesi.

 

Ne    firmëtarët  që  kemi  hartuar  këtë  peticion  kërkojmë:

1-Të Bllokohet  firma  Agro-Map që po grabit dhe shkatërron pronat tona kadastrale në  Lëndinën e Rryenit, dhe ti vendoset detyrim që ta kthejë  Lëndinën  në gjëndjen e mëparshme.

2-Të ndalohet shkatërimi I mjedist dhe bimëve medicionale që kanë qënë një ndihmë e madhe për të gjitha familjet rrajcare.

3-Te hiqet ligji famkeq 7501 që në Rrajcë po përdoret nga pushtetarët vetëm për gragitje pronash.

4-Të hapet kadastra për fshatrat tanë të Rrajcës ,pasi ajo do ti japë fund grabitjes dhe tjetërsimit të pronave tona .

5-Të vihen para ligji të gjithë  personat përgjegjës të tjetësimit dhe grabitjes  të pronave tona kadastrale.

6-Të arrihet marrveshje me Qeverinë Maqedonase  lidhur me pronat tona kadastrale përtej kufirit .

7- Të ndalohet shkaterrimi I kullotave te blegtorise dhe I ndërtimeve te objekteve në  pronat  tona kadastrale  në  Lëndinën e Rryenit.

 

  1. Kryeministër jemi të bindur dhe kemi shumë besim tek ju personalisht si lideri i vetëm që po mendoni për shqiptarët dhe për Shqipërinë dhe që po vini drejtësinë në vend.Shpresojmë që edhe problemi ynë do të marrë zgjidhje nga ana juaj.  Moszgjidhja do të na detyrojë t’u drejtohemi protesave masive.

Ky peticion shoqërohet me listat e firmetarëve dhe foto që tregojnë masakrën mjedisore në Lëndinën e rryenit .

Me respekt  nga 919 firmëtarë  të fshatrave të Rrajcës dhe Skënderbeut

Sot fshatrat tanë të Rrajcës dhe Skënderbeut si fshatrat më të vjetër të rajonit ndihen më të rrezikuar se kurrë ndonjëherë gjatë ekzistencës së tyre për shkakun se dje komunari I Rrajcës dhe sot kryebashkiakja e Prrenjasit dy të zgjedhurit vendorë të cilët kundrejt ryshfetit kanë firmosur e vulosur fshehurazi dokumenta me anën e të cilave po na grabisin njëherë e përgjithmonë pronat tona kadastrale,malin ,pyellin dhe gjithçka brenda sinorit të Rrajcës dhe Skënderbeut.Sot më shumë se kurrë Rrajca ka nevojë për rrajcarët e kudo ndodhur të gjenden pranë për ta mbrojtur  nga këto kulçedra të hajdutërisë shqiptare.Sinoret e Rrajcës në çdo cep të tyre janë të lara me gjakun e të parëve tanë.Amaneti I tyre se se çdo pëllëmbë toke  brenda sinorit është atdheu I rrajcarëve nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe për asnjë çast nga çdo person që e ndien veten rrajcar. /Dritare.net /    

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
82-1-567x381

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti feston sot datëlindjen, urimi i vetëm ai i Ledion Liços

17:47 : 08/05/2025
SPORT

Firma me Bayern më pranë, Wirtz flet për të ardhmen: Dua të provoj diçka të re!

17:35 : 08/05/2025
AKTUALITET

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025
SHOW BIZ

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

17:34 : 08/05/2025
Para

Arrest me burg për suedezin që trafikonte pistoleta, ja deklarata në gjykatë

TË GJITHA

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025

Gjesti feston sot datëlindjen, urimi i vetëm ai i Ledion Liços

17:47 : 08/05/2025

Firma me Bayern më pranë, Wirtz flet për të ardhmen: Dua të provoj diçka të re!

17:35 : 08/05/2025

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

17:34 : 08/05/2025

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

17:30 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com