• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen mesazhet në celularin e vëllait, si u bind Ritvan Zykaj për t’iu dorëzuar policëve

11:50 : 14/08/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Vëllai i autorit të masakrës së Selenicës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohej në të gdhirë të ditës së shtunë, disa orë pasi kishte kryer krimin e 8-fishtë.

Burime nga Policia thanë se Hoveljando Zykaj, i cili është 3 vjet më i madh se Ritvani, ka negociuar gjatë kohës që i vëllai ishte në arrati, derisa ka arritur ta bindë që të mos fshihej më.

Gjatë gjithë kohës ai ka biseduar me mesazhe me autorin e krimit, deri në momentin që Ritvanit i është fikur telefoni, pasi i ka mbaruar bateria. I vëllai e pyeste vazhdimisht se ku ishte dhe ai gjatë gjithë kohës i tregonte se ishte rrotull fshatit, nuk ishte larguar.

Ndërsa në një nga mesazhet që i ka dërguar të vëllait, Ritvani ka shfaqur një lloj pendese për masakrën që kishte kryer. “Bobo çfarë kam bërë!” Ky është një ndër mesazhet që Ritvan Zykaj i ka shkruar Hovelajdos, teksa ky i fundit i kërkonte të dorëzohej. Pak sekonda para se t’i fikej telefoni, Ritvani i ka treguar adresën e përafërt të vendit se ku po fshihej, mes disa kallamishteve.

Lexo edhe:

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

Ishte pikërisht ky vend, i njohur nga banorët e lagjes “Resulaj” të Selenicës si “Çezma e misrit”, ku Policia mundi të arrestonte autorin e masakrës me 8 viktima. Burimet thanë, se pasi është rrethuar nga efektivët e RENEA-s, 24-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, duke ngritur menjëherë duart lart.

Më pas i ka çuar vete efektivët disa hapa më tej, ku kishte fshehur armën e krimit. Burimet thanë se më pas gjetën dhe sekuestruan automatikun me 2 karikatorë, në njërin prej të cilëve kishte 30 dhe në tjetrin 20 fishekë, si dhe një sasi tjetër prej 51 fishekësh, të kalibrit 7.62 mm.

ARRESTIMI

Mbi 500 punonjës policie, FNSH, DELTA, RENEA dhe efektivë të Policisë së Vlorës, morën pjesë në operacionin për arrestimin e Ritvan Zykajt, operacion që drejtohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Prej mbrëmjes së të premtes ata ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8- fishtë në Resulaj të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj. Policia ka përdorur qentë gjurmues për të rënë në gjurmët e autorit, që pas krimit u arratis së bashku me armën.

Ndërkohë, janë përdorur nga RENEA edhe dylbi nate e dite. Janë caktuar dy perimetra sigurie, vija e parë ajo që rrethoi fshatin dhe e dyta që ishte më e ngushtë në bazë të gjurmëve që ndoqi qeni gjurmues. Dje rreth orës 05:00 të mëngjesit, efektivë të Forcave Speciale, veshur me uniformë ngjyrë toke për t’u kamufluar, ranë në gjurmët e autorit fshehur në kallamishte, pasi e panë me dylbi. Pasi e rrethuan, negociatorët e RENEA-s hynë në bisedime në mënyrë që ai të dorëzohej.

Thirrjes “Ndal Policia! Dorëzohu, hidhe armën!”, autori i është përgjigjur pa rezistencë. Në momentin e arrestimit, 24-vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë. Më pas ka dhënë dëshminë e parë në Polici. “Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, ka thënë autori, teksa merrej në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Por ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë. “Ata më akuzonin mua për vjedhje”, mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë që, sipas Policisë, bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24-vjeçarin.

PANORAMA

 

Lajme të lidhura

BOTA

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025
BOTA

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025
BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
Para

Humbi vajzën 7-vjeçare në aksidentin e Kamzës, flet babai: Vajza tjetër…

TË GJITHA

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com