• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ I braktisur, me sy të nxirë, pa pendesë, deklarata në gjyq e Ritvan Zykajt

11:14 : 14/08/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

“I vrava se ata më akuzonin mua për grabitjet e pulave”. Kjo është e vetmja fjali e Ritvan Zykaj dje para trupit gjykues, teksa është pyetur për krimin e rëndë të ndodhur në Resulaj dhe shkakun e tij. 24-vjeçari është sjellë në masa të rrepta sigurie.

Masakra e rëndë me tetë të vrarë që tronditi të gjithë vendin ka sjellë edhe irritimin dhe reagimin e gazetarëve, teksa u lejuan të futeshin dhe ta filmonin në sallë atë deri në mbërritjen e trupit gjykues. “Pse e kreve krimin? Po fëmijët pse i vrave? Pse nuk flet?”, kanë qenë pyetjet e gazetarëve ndaj tij.

Por ai nuk u është përgjigjur asnjërit prej tyre. Teksa filmohej, shkrepeshin foto e i bëheshin pyetje të njëpasnjëshme, 24- vjeçari ka shfaqur sjellje të ftohtë dhe pa asnjë nuancë emocionale, duke parë në sy çdonjërin prej tyre. Ajo që u dallua nga të gjithë ishte syri i djathtë i tij i ënjtur dhe i nxirë.

Por Policia mohon që i arrestuari të jetë dhunuar në ambientet e saj, duke pohuar se kjo mund t’i ketë ndodhur gjatë momenteve të arratisë. Dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar apo përplasur në tentativë për t’u shpëtuar prangave.

Lexo edhe:

Borsh/ Skafi “noton” në zonë të ndaluar, gjobë e kripur për drejtuesin

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Gjykata ndërkaq e ka kryer seancën me dyer të mbyllura, duke mos lejuar askënd të jetë i pranishëm. Në ambientet e gjykatës është parë vetëm një djalë i ri, i cili pohoi se ishte i afërm me viktimat. Por ai nuk u la të futej në sallë. Askush tjetër, as familjarët e autorit nuk janë dukur dje në Gjykatën e Vlorës.

“Të varet në mes të sheshit”, ishin thirrjet e qytetarëve jashtë ambienteve të gjykatës, në momentin që furgoni i policisë solli të arrestuarin për masën e sigurisë. Ngjarja me tetë viktima, mes të cilëve edhe dy të mitur, ka tronditur çdokënd aq sa reaguan jo vetëm gazetarët, por edhe avokatët. Mbi 15 avokatë kanë refuzuar ta përfaqësojnë atë. Siç mësohet, ka negociuar vetë kreu i gjykatës së këtij rrethi, derisa është caktuar kryesisht avokati Renato Mehmetaj, duke vonuar kështu rreth 15 minuta nga koha e përcaktuar për nisjen e seancës.

Prokurori Sajmir Smaka i ka vënë në dispozicion gjykatës provat dhe dëshminë e të arrestuarit dhe më pas ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, gjë e cila ka marrë edhe miratim nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj.

Sipas burimeve nga Prokuroria, edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, i riu ka qenë krejt i ftohtë dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

“I vrava se ata më akuzonin për grabitjet e pulave. Më akuzonin shpesh. Kemi pasur edhe konflikte të tjera edhe më përpara, pikërisht për këtë fakt. Ata vazhdimisht më akuzonin vetëm mua për grabitjet. Edhe më përpara kemi pasur konflikte, jo vetëm para vrasjes”, është shprehur 24-vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.

Ndonëse askush nga të afërmit nuk i ka çuar ndërresa dhe as ka shkuar ta shohë në qeli, dje autori i vrasjes është paraqitur me bluzë tjetër nga sa ishte në momentin e arrestimit. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, të cilën siç, mësohet ia kanë dhënë efektivë të Policisë së Vlorës.

3-15 2-15

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Borsh/ Skafi “noton” në zonë të ndaluar, gjobë e kripur për drejtuesin

15:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026
NDRYSHE

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026
AKTUALITET

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026
RAJONI

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026
Para

FOTO/ Policia e kërkonte pas krimit, prindërit e Ritvanit humbën ndjenjat në Polici. Ja çfarë ndodhi

TË GJITHA

Borsh/ Skafi “noton” në zonë të ndaluar, gjobë e kripur për drejtuesin

15:58 : 07/06/2026

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibom