• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

I riu nga Kosova: Dy hoxhallarë shqiptarë më mashtruan, ISIS më torturoi

09:28 : 24/04/2016
në KRYESORE

Një shtetas nga Kosova ka rrëfyer peripecitë e tij në Siri, se si ka përfunduar në ushtrinë e Shtetit Islamik dhe rrugën nga burgjet e ISIS-it në burgjet e Kosovës.

I thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli, dëshmitari ka pretenduar se ishte gënjyer nga imamët dhe torturuar nga terroristët. Ata e mbanin të mbyllur në qeli dhe kur hetuesit vinin, u lidhnin sytë, ndërsa i merrnin në pyetje.

Vazhdimisht kërcënoheshin se do t’i vrisnin. “Nuk mungonin torturat psikologjike dhe nganjëherë edhe ato fizike. Këta nuk ishin hetues të zakonshëm, por pjesë e strukturave të zbatimit të variantit më ekstrem të ligjit fetar, të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit”, kujton kosovari F.S. në sallën e gjyqit, i cili ishte i mitur kur u arrestua për pjesëmarrje në organizata terroriste kur u kthye në Kosovë, dhe më pas u dënua me burg për të njëjtën vepër, sipas gazetës “EXPRESS”. Bashkë me një grup tjetër kosovarësh ai kishte udhëtuar për në Siri në shkurt të vitit 2015 dhe ishte kthyer në Kosovë në maj të të njëjtit vit. Ndonëse i riu nga Ferizaj pretendon se kishte udhëtuar në zonën e konfliktit për të ndihmuar popullin sirian dhe më pas kishte mbetur i burgosur në duart e ISIS-it, sërish sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ngurroi ta burgoste.

I riu, tani në moshë madhore, që po vuan dënimin në burgjet e Kosovës, pasi kishte vuajtur më parë keqtrajtimin në burgjet e ISIS-it, ishte thirrur në gjykatë për të dëshmuar mbi disa të akuzuar të tjerë që akuzohen për vepra që lidhen me terrorizmin. I ftuar nga Prokuroria Speciale, ai ishte dëshmitar në seancën gjyqësore kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli. “Prej Kosovës deri në Siri kam udhëtuar me personat Kastriot Halimi, Kujtim Xheladini, Hashim Alija, Valon Alija dhe Florent Bajrami”, – tha F.S.

“Familjen nuk e kam njoftuar për shkuarjen time ngaqë kam menduar që prindërit do të kundërshtonin”, tregon më tej ai. Dëshmitari tha se ishte njohur me Kastriot Halimin, kurse për Hajrullah Aliun tha se vetëm ka lexuar nëpër gazeta që është hoxhë, ndërsa për Dardan Kërqelin tha se nuk e njihte fare. Ai tregoi para trupit gjykues rrugëtimin nga Ferizaj deri në territorin e kontrolluar nga ISIS-i në Siri.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

“Unë me Kastriotin fillimisht jemi takuar në Ferizaj ditën kur jemi nisur për në Siri, e më pas me taksi kemi shkuar deri në Shkup, dhe prej Shkupit deri në Stamboll kemi shkuar së bashku me aeroplan, pastaj nga Stambolli deri në Gaziantep, pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, brenda zonës që kontrollohet nga Shteti Islamik”, – tregoi F.S. Në gjykatë ai tha se motivi i shkuarjes në Siri “ka qenë çështje humaniteti dhe dhembshuria për çdo fëmijë dhe çdo njeri të pafajshëm që pëson prej asaj lufte”. Sipas tij, ligjërimet e hoxhallarëve në internet nga Shqipëria dhe Kosova kishin ndikuar që ai të bindej për të marrë aventurën e rrezikshme drejt zonës së konfliktit.

“Kam dëgjuar në internet ligjërimet e hoxhallarëve Ahmed Kalaja nga Shqipëria dhe Fatmir Latifi nga Mitrovica, po ashtu porositë profetike të profetit, që thërret që toka e Shamit apo e Levantit që është një pjesë e Sirisë të jetë e mbrojtur dhe e përkrahur nga myslimanët”, – tha F.S. Por dëshmitari tha se qëllimi i tij për kontribut paqësor nuk ishte realizuar, sepse pasi kishin rënë në duart e luftëtarëve të ISIS-it, atyre u ishte kërkuar që të merrnin pjesë në luftime. “Gjërat qëndronin ndryshe atje. Militantët e Shtetit Islamik na kanë thënë se nuk mund të ndihmonim vetëm popullin, por domosdoshmërisht duhej të merrnim pjesë në luftë. Si çdo mendje racionale unë vendosa të kthehem në Kosovë”, – tha ai.

Dëshmitari shpjegoi se në momentin që ai kishte shprehur dëshirën që të kthehej në Kosovë, iu nënshtrua torturave nga pjesëtarët e ISIS-it, pasi ata dyshonin se mos ishte ndonjë agjent sekret i shtetit, ndaj dhe e kishin dërguar në burgun e tyre në qytetin Raka. “Në momentin që jam ndarë nga Kastrioti, mua me disa persona të tjerë na kanë dërguar me makina me sy të mbyllur në burgun e militantëve në qytetin Raka të Sirisë, ku kemi qëndruar rreth 4 muaj, ku aty u jemi nënshtruar të gjitha torturave psikike e rrallëherë edhe fizike”, – tregoi F.S., i cili ishte i vetmi shqiptar në atë burg dhe merrej në pyetje në gjuhën angleze. “Pas katër muajve, militantët e panë që nuk kisha asnjë lloj përfitimi, gjetën mëshirë në zemrën e tyre dhe na liruan”, – tha dëshmitari. /BalkanWeb/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Një tjetër mesazh i fortë nga SHBA për Ilir Metën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com