Ky është momenti tronditës kur një makinë tip BMW “fluturoi” jashtë rruge dhe u përplas me një pemë, aksident ky që i mori jetën katër shokëve.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit në Bardford të Anglisë e ndërsa automjeti po ndiqej nga policia momentin që u aksidentua.
Katër viktimat janë Murthza Chaudhry, 22 vjeç, Zeeshan ‘Ziggy’ Khalid, 20 vjeç, Arbaz Hussain, 21 vjeç dhe Tayyub 23 vjeç.
Policia tha se BMW Seria 1 po ecte me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes.